-
(138)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Krasniqi kundër hapjes së pakos së Ahtisarit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është shprehur kundër hapjes së dokumentit të Presidentit Ahtisari ndërsa ka vlerësuar se të drejtat dhe liritë që ofron ky dokument për pakicat në Kosovë duhet të shërbejnë si model edhe për vendet e tjera të rajonit. Reagimi i kreut të Kuvendit kundër hapjes së paketës së Ahtisarit vjen pas raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave i cili rekomandon autonomi të gjerë për teritorin në veri të Ibrit të dominuar nga serbët. Ndërkohë partia më e madhe opozitare ka fajësuar Qeverinë e Kosovës si bartëse e përgjegjësisë për hartimin e këtyre rekomandimeve nga ky grup. AAK-ja ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës seancë urgjente për të debatuar mbi raportin, si dhe kërkon sqarime nga qeveria.
“Ne kemi respekt për raportin e ICG por jemi të bindur që dokumenti i Presidentit Ahtisaari për liritë dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe për decentralizimin e pushtetit vendor është një nga dokumentet më të avancuara sa i përket lirive dhe të drejtave të komuniteteve pakicë në cilin do vend të Evropës. Në këtë plan ne kemi vendosur një standard dhe ne konsiderojmë se ky standard duhet të reflektojë edhe tek vendet e tjera të rajonit...Ne nuk mendojmë se duhet të ndryshohet dokumenti i Presidentit Ahtisaari për asnjë pjesë të territorit të Kosovës”u shpreh kryeparlamentari Jakup Krasniqi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin