- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Hysa: Raporti i GNK-së jo-real dhe si i tillë stimulon kriza
Raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me anë të të cilit i rekomandohet institucioneve të Kosovës për autonomi të gjerë të veriut ose shkëmbim territoresh me Serbinë, deri më tani nuk vërehet të ketë ngjallur reagime te serbët lokal të veriut. Kështu u shpreh, Ylber Hysa, Koordinator i Strategjisë së Qeverisë së Kosovës, për veriun, ai tha se raporti i GNK-së, për Kosovën nuk paraqet realitetin në vend si dhe në pjesën veriore, sidomos pas mendimit të GJND-së, i cili sipas tij, ka sjell një situatë krejtësisht të re.
“Deri më tani nuk kemi par ndonjë reagim zyrtar, por ajo që mund të them unë është se me këtë raport GNK ka bërë që titulli i kësaj organizate të bëhet me pikëpyetje. Nuk dihet se a është ky Grup Ndërkombëtar për zgjedhjen apo stimulimin e krizave sepse ky raport duket i tillë, jashtëzakonisht jo real, sidomos në mos përfilljen e një realiteti shumë të qartë pas vendimit të GJND-së i cili sjell një situatë krejtësisht të re”, tha Ylber Hysa, Koordinator për Zbatimin e Strategjisë për Veriun.
Hysa tha se, mendimi pozitiv i GJND-së, si dhe vendimi i qeverisë serbe për ti ndaluar pagat dhe subvencionet tjera për serbët e veriut, ka bërë që qytetarët e këtij komuniteti, të ballafaqohen me një realitet tejet shokues për ta.
“Ne në punën tonë kemi një komunikim të përditshëm me qytetar serb të Kosovës të cilët praktikisht pas vendimit të GJND-së jetojnë në një situatë të një realiteti që për ta mund të jetë më shokues... dhe në këtë aspekt kjo mund të vërehet si një lloj realiteti siç e keni parë edhe kohëve të fundit këto preokupime shprehën çoftë përmes protestave kundër masave të fundit për ti ndalur rrogat dhe aspekte tjera të cilat ndoshta këtë komunitet e bëjnë që të jetë para një realiteti pikërisht tani”, deklaroi Hysa.
Që nga fillimi i strategjisë për veriun e deri më tani, veprimet e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë funksionin në veri të vendit, është përcjell me protesta dhe pakënaqësi të forma të ndryshme të komunitetit serb atje. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, ka ndarë
së fundmi një shumë prej 10 milion euro për investime në veri, e cila nga mbarë opinioni konsiderohet si një veprim i cili ka për qëllim joshjen e serbëve lokal që tu afrohen institucioneve kosovare. Shkelzen Osmani
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


