Fillimi | Lajme | Rajoni | Hysa: Raporti i GNK-së jo-real dhe si i tillë stimulon kriza

Hysa: Raporti i GNK-së jo-real dhe si i tillë stimulon kriza

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me anë të të cilit i rekomandohet  institucioneve të Kosovës për autonomi të gjerë të veriut ose shkëmbim territoresh me Serbinë, deri më tani nuk vërehet të ketë ngjallur reagime te serbët lokal të veriut. Kështu u shpreh, Ylber Hysa, Koordinator i Strategjisë së Qeverisë së Kosovës, për veriun, ai tha se raporti i GNK-së, për Kosovën  nuk paraqet realitetin në vend si dhe në pjesën veriore, sidomos pas mendimit të GJND-së, i cili sipas tij, ka sjell një situatë krejtësisht të re.
“Deri më tani nuk kemi par ndonjë reagim zyrtar, por ajo që mund të them unë është se me këtë raport GNK ka bërë që titulli i kësaj organizate të bëhet me pikëpyetje. Nuk dihet se a është ky Grup Ndërkombëtar për zgjedhjen apo stimulimin e krizave sepse ky raport duket i tillë, jashtëzakonisht jo real, sidomos në mos përfilljen e një realiteti shumë të qartë pas vendimit të GJND-së i cili sjell një situatë krejtësisht të re”, tha Ylber Hysa, Koordinator për Zbatimin e Strategjisë për Veriun.
Hysa tha se, mendimi pozitiv i GJND-së, si dhe vendimi i qeverisë serbe për ti ndaluar pagat dhe subvencionet tjera për serbët e veriut, ka bërë që qytetarët e këtij komuniteti, të ballafaqohen me një realitet tejet shokues për ta.
“Ne në punën tonë kemi një komunikim të përditshëm me qytetar serb të Kosovës të cilët praktikisht pas vendimit të GJND-së jetojnë në një situatë të një realiteti që për ta mund të jetë më shokues... dhe në këtë aspekt kjo mund të vërehet si një lloj realiteti siç e keni parë edhe kohëve të fundit këto preokupime shprehën çoftë përmes protestave kundër masave të fundit për ti ndalur rrogat dhe aspekte tjera të cilat ndoshta këtë komunitet e bëjnë që të jetë para një realiteti pikërisht tani”, deklaroi Hysa.
Që nga fillimi i strategjisë për veriun e deri më tani, veprimet e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë funksionin në veri të vendit, është përcjell me protesta dhe pakënaqësi të forma të ndryshme të komunitetit serb atje. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, ka ndarë
së fundmi një shumë prej 10 milion euro për investime në veri, e cila nga mbarë opinioni konsiderohet si një veprim i cili ka për qëllim joshjen e serbëve lokal që tu afrohen institucioneve kosovare. Shkelzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

poc më 29/08/2010 13:04:50
avatar
ujku don mjegull thot fjala urt kta i baj krizat vetem te ken shka te bajn se ju ndrprehet puna edhe te njejten koh ndoshta edhe fitojn diqka materjalisht krejt keto jan biznis shum i mir per ta
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Zhbogar: ‘JO’, konfliktit të ngrirë në veri
I sapo emëruari përfaqësues special i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për RTK-në, ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duhet ...
image
Greqi, masat e reja nxisin grevë të përgjithshme
Sindikatat në Greqi po fillojnë grevën e re 48 orëshe. Shkak për thirrjen në protesta të dy organizatave më të mëdha sindikale është aplikimi i ...
image
Jep dorëheqjen nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të ...
image
Stefanoviq: 'Tash presionet ndaj Kosovës'
Borislav Stefanoviq, shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Kosovën ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve se kohëve të fundit janë shtuar presionet ...
image
Greqi, shkurtohen pensionet
Kryeministri grek Lukas Papadhimos, nuk e mori mbështetjen nga partnerët e koalicionit për paketën e re të masave ekonomike. Miratimi i propozimit është një kusht ...
image
Kamishi, asnjë fakt për Kurtin
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, nuk ka publikuar as edhe një fakt të vetëm për ” marrëdhëniet e Albin Kurtit me ...
image
Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-ve
Lideri i përparimtarëve serb, Tomisllav Nikoliq nuk mund të hy në SHBA. Emri i tij vazhdon të jetë në listën e personave të cilëve u ...
image
Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot do të mbajë seancën e radhës, në të cilën do të prezantohet raporti i rregullt tremujor i ...
image
Kryeministri shqiptarë Berisha, për vizitë dyditore në Azerbajxhan
Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dyditore në Azerbajxhan. Gjatë qëndrimit atje, Berisha pritet të takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin ...
image
Sondazh: Grekët nuk janë të kënaqur nga Qeveria e Papadhimos
Rezultatet nga anketa e fundit e "Pablik ishu" (Public Issue) tregojnë se PASOK-u ka mbështetje prej vetëm tetë për qind të qytetarëve, përderisa Demokracinë e ...
image
Protestuesit janë munduar të hyjnë në parlamentin grek
Protestuesit janë munduar të hynë sot në parlamentin grek, njofton televizioni grek Antena.Një grup të rinjsh kanë mbajtur flamuj grekë dhe kanë brohoritur kundër ...
image
Thaçi: Nuk ka status special për veriun
Nuk do të ketë kurrfarë statusi special apo autonomi për ndonjë pjesë të territorit të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi lidhur me deklarimin ...
image
Çdo i huaj që investon 100 mijë euro në Shqipëri, merë shtetësinë shqiptare
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Qeverisë, se çdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, ...
image
Serbi, tenton të arratiset vrasësi i ish-kryeministrit Gjingjiç
Tenton të arratiset nga burgu, autori i vrasjes së ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiç. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet serbe të cilat theksojnë se Sretko ...
image
Propozimi i Tadiçit nuk shqetëson Qeverinë e Kosovës
Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim të Qeverisë së Kosovës.Kjo e fundit ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com