Fillimi | Lajme | Rajoni | Vestervele: Serbia nuk ndryshon rezolutën për Kosovën

Vestervele: Serbia nuk ndryshon rezolutën për Kosovën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervele, tha në Prishtinë se, nuk ka arritur që t'i bind zyrtarët serb që të ndryshojnë përmbajtjen e rezolutës për Kosovën e cila pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vestervele, ka pranuar se gjatë vizitës së tij në Beograd të bërë një ditë parë, ka vërejtur se qëndrimet në mes Bashkimit Evropian dhe Beogradit zyrtar, janë shumë të ndryshme sa i përket  rezolutës Serbe, mirëpo ju ka bërë thirrje palës kosovare dhe asaj serbe, që të fillojnë bisedime konstruktive, të cilat do të jenë kusht për integrimin e dy vendeve në BE.
“Ne dje kemi pasur një takim shumë konstruktiv, veçanërisht me presidentin Tadiq, ishte një takim shumë frytdhënës, por duhet të themi se, ne nuk jemi pajtuar përmbajtjen e rezolutës në e cila është dërguar në New York. Ne pajtuam se duhet të punohet më shumë për një kompromis konstruktiv. BE ka shprehur gatishmërinë që të mbështes çdo bisedime direkte dhe negociata”, deklaroi Guido Vestervele, Ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ministri Vestervele, tha se qëndrimi i Gjermanisë është kundër çdo ndryshimi të kufijve të Kosovës, ndërsa ka ftuar vendet tjera që ta njohin Kosovën, pasi që sipas tij vendimi GJND-së, ka qartësuar se shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme.
“Për sa i përket çështjes së integritetit territorial, ne e kemi thënë këtë edhe më herët dhe nuk kemi se çfarë të shtojmë më tepër... Kështu që të gjitha atyre shteteve të cilat hezitojnë ta njohin Kosovën, ju bëjë thirrje që mendimi këshillëdhënës i GJND-së ka treguar që rasti i Kosovës, pra njohja e Kosovës, nuk paraqet një rast precedent dhe nuk mund të jetë e ngjashme me asnjë vend tjetër në botë”, shtoi ëestervele.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, kanë falënderuar ministrin Vestervele për përkrahjen që po jep në kalimin e sfidave nëpër të cilat Kosovës. Ndërsa duke komentuar raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, dy krerët institucional të Kosovës, kanë kundërshtuar që gjatë bisedimeve më Serbinë të diskutohet për krijimin e një autonomie për Kosovën ose për shkëmbim të territoreve.
“Kosova është e pavarur nga 17 shkurti i 2008-es, deri më tani ka kapërcyer probleme të mëdha historike të popullit të saj por edhe të miqve të saj... Kosova e ka marr një mbështetje të fuqishme nga GJND pavarësisht se nuk e ka bërë vet kërkesën... Dhe natyrisht Kosova nuk është një konflikt i ngrirë... Ai vrojtim që është bërë, është tërësisht i pa pranueshëm për Kosovën dhe institucionet e saj”, theksoi Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
“Gjuha dhe idetë e këtij raporti janë jashtë çdo realiteti dhe nuk i përputhen kohës, suksesit, progresit të shtetit të pavarur të Kosovës. Integriteti territorial është i pa prekshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht dhe në asnjë rrethanë nuk do të ketë ide në agjendën tonë shtetërore për ndonjë shkëmbim territori apo autonomi”, u shpreh Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës. Shkëlzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com