-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Vestervele: Serbia nuk ndryshon rezolutën për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervele, tha në Prishtinë se, nuk ka arritur që t'i bind zyrtarët serb që të ndryshojnë përmbajtjen e rezolutës për Kosovën e cila pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vestervele, ka pranuar se gjatë vizitës së tij në Beograd të bërë një ditë parë, ka vërejtur se qëndrimet në mes Bashkimit Evropian dhe Beogradit zyrtar, janë shumë të ndryshme sa i përket rezolutës Serbe, mirëpo ju ka bërë thirrje palës kosovare dhe asaj serbe, që të fillojnë bisedime konstruktive, të cilat do të jenë kusht për integrimin e dy vendeve në BE.
“Ne dje kemi pasur një takim shumë konstruktiv, veçanërisht me presidentin Tadiq, ishte një takim shumë frytdhënës, por duhet të themi se, ne nuk jemi pajtuar përmbajtjen e rezolutës në e cila është dërguar në New York. Ne pajtuam se duhet të punohet më shumë për një kompromis konstruktiv. BE ka shprehur gatishmërinë që të mbështes çdo bisedime direkte dhe negociata”, deklaroi Guido Vestervele, Ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ministri Vestervele, tha se qëndrimi i Gjermanisë është kundër çdo ndryshimi të kufijve të Kosovës, ndërsa ka ftuar vendet tjera që ta njohin Kosovën, pasi që sipas tij vendimi GJND-së, ka qartësuar se shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme.
“Për sa i përket çështjes së integritetit territorial, ne e kemi thënë këtë edhe më herët dhe nuk kemi se çfarë të shtojmë më tepër... Kështu që të gjitha atyre shteteve të cilat hezitojnë ta njohin Kosovën, ju bëjë thirrje që mendimi këshillëdhënës i GJND-së ka treguar që rasti i Kosovës, pra njohja e Kosovës, nuk paraqet një rast precedent dhe nuk mund të jetë e ngjashme me asnjë vend tjetër në botë”, shtoi ëestervele.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, kanë falënderuar ministrin Vestervele për përkrahjen që po jep në kalimin e sfidave nëpër të cilat Kosovës. Ndërsa duke komentuar raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, dy krerët institucional të Kosovës, kanë kundërshtuar që gjatë bisedimeve më Serbinë të diskutohet për krijimin e një autonomie për Kosovën ose për shkëmbim të territoreve.
“Kosova është e pavarur nga 17 shkurti i 2008-es, deri më tani ka kapërcyer probleme të mëdha historike të popullit të saj por edhe të miqve të saj... Kosova e ka marr një mbështetje të fuqishme nga GJND pavarësisht se nuk e ka bërë vet kërkesën... Dhe natyrisht Kosova nuk është një konflikt i ngrirë... Ai vrojtim që është bërë, është tërësisht i pa pranueshëm për Kosovën dhe institucionet e saj”, theksoi Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
“Gjuha dhe idetë e këtij raporti janë jashtë çdo realiteti dhe nuk i përputhen kohës, suksesit, progresit të shtetit të pavarur të Kosovës. Integriteti territorial është i pa prekshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht dhe në asnjë rrethanë nuk do të ketë ide në agjendën tonë shtetërore për ndonjë shkëmbim territori apo autonomi”, u shpreh Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës. Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin