- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Thaçi: Jokorrekte 5 vendet e BE-së të bllokojnë Kosovën
Pesë vendet evropiane, që refuzojnë ta njohin Kosovën, po veprojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në mënyrë jo të drejtë po e bllokojnë shtetin më të ri në rrugën e tij kah prosperiteti, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën për të përditshmen londineze Tajms.
Ai mëtutje, ka kërkuar nga Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia, që ta mbështesin pavarësinë e Kosovës pa shtyrje, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund t’i bashkohen BE-së.
“Ne presim unitet evropian për Kosovën, tha kryeministri i Kosovës, në intervistën e parë të tij, prej se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, javën e kaluar, tha se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Spanja, Greqia dhe të tjerët na kanë thënë se ato po pritnin opinionin e GJND-së”, tha Hashim Thaçi, dhe shtoi se “tash është ekstremisht e qartë dhe mosnjohja e Kosovës është jokorrekte dhe në mënyrë të padrejtë e vonon perspektivën tonë evropiane”.
Sipas zotit Thaçi, “ne nuk mund të presim që Serbia ta njohë Kosovën, para Spanjës dhe Greqisë”.
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


