Fillimi | Lajme | Rajoni | Të zbardhen krimet e luftërave në ish Jugosllavi

Të zbardhen krimet e luftërave në ish Jugosllavi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Formimi i një komisioni të përbashkët nga shtetet e dala nga Ish Jugosllavia për të zbardhur krimet e luftës, rrethanat mbi vrasjet si dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve në periudhën e viteve 1991 - 2001. Ky është synimi i 900 organiztave joqeveritare të vendeve të ish jugosllavisë.  Nga Fondi për të drejtën Humanitare në Prishtinë thonë se nuk do të anashkalohen as zbulimi I varrezave të mundshme masive edhe në Maqedoni ku dyshohet se mund të jenë varrosur trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.
‘Komisioni do të fokusohet në punën e evidentimit të personit të cilët ende janë të zhdukur, dmth të bëjmë listë të saktë, edhe të varrezave masive, ato që janë të vrarë dhe janë gjetur nga familjarët dhe janë varosur. Fokusi I komisionit duhet të jenë viktimat.’, thotë Bekim Blakaj, Fondi për të drejtën humanitare Prishtinë.
Me të gjitha këto prova të reja që mund të dalin nga puna e komisionit do të informohet opinioni I gjërë ndërsa faktet do tu jepen edhe gjykatave për hetime të mëtejeshme.
‘E tërë puna e komisionit do të sjellë fakte që do t’u shërbejnë historianëve, politikanëve dhe cdokujt për analizë të ngjarjeve por do t’i shërbejë edhe gjyqësorit që do të ketë informacionetë cilat nuk I kanë pasur gjatë hetimeve’, thotë Llazar Stojanoviç, Fondi për të drejtën humanitare Beograd.
Organizatat joqeveritare sot u mblodhën në Shkup për të bashkërenduar idenë e funksionimit të komisionit I cili duhet të ketë njerëz të pavarur, si dhe profesionistë. Ky trup pritet të fillojë punën në mes të vitit të ardhshëm.  Në Bosnjë e Hercegovinë Organizatat Joqeveritare kanë arritur të evidentojnë 100 mijë të vrarë dhe të zhdukur. Në Kosovë deri më tani janë evidentuar mbi 13 mijë viktima.
Meral Ismaili

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Fyle: 'Kosova ta ketë një plan për veriun'
Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, nga kërkuar që “Kosova ta ketë një plan për pjesën veriore të Kosovës”.Në një kumtesë pas takimit ...
image
Hoxhaj: 'Priten 5 njohje'
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se në javët e ardhshme Kosovës pritet t’i vijnë edhe pesë njohje ...
image
Tadiq: 'Bisedoj me Thaçin, por për planin tim për Kosovën'
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse ai do të pajtohej për ...
image
Jahjaga kërkon organizimin e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës
Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.Sipas njoftimit nga Presidenca, dy zyrtarët kanë ...
image
Rasmusen: Dialogu Prishtinë-Beograd paraqet shans historik
Vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është me rëndësi vitale, pasi që këto bisedime paraqesin shans historik për ndërtimin e së ardhmes më të ...
image
Krasniqi: Nëse hiqet ‘Republika’, dikush do japë llogari
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi se duhet të kërkohet llogari ndaj delegacionit të Kosovës, nëse ndodh të hiqet termi “Republikë” në përfaqësimin ...
image
Ndihmat ruse për serbët vazhdojnë të qëndrojnë në depo
Dërgesa humanitare ruse për serbët e veriut të Kosovës, ka mbi një muaj e gjysmë dhe nuk ka arritur në destinimin e saj. Të njëjtin ...
image
Serbët kërkojnë status special për Mitrovicën
I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq ka thënë se ka marrë një porosi nga një funksionar i lartë i Qeverisë ...
image
Temperaturat nën zero e kapluan Shqipërinë
Vala e ftohtë e kaploi edhe Shqipërinë, ku zhiva në termometër ra dukshëm nën zero, ndërsa meteorologët parashikojnë përkeqësim të motit.Ngrica dhe akulli ka sjellë ...
image
Lajçak takon shefin e EULEX-it
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka pritur drejtorin menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak.Gjatë takimit, ...
image
PDK: Askush mbi ligjin
Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj , Fatmir Limajt, deputet dhe ...
image
Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX
Pas Nazim Bllacës, Naim Miftari është i dyti dëshmitar që deklaron veten të ketë qenë pjesëtar i SHIK-ut. Por, në dëshminë e tij, ai nuk ...
image
Gjermani, Akademi për flakadanët e janarit
Shoqata e ish- të burgosurve politikë të Kosovës në Gjermani, në bashkëpunim me Shoqatën shqiptaro-gjermane “Iliria”, organizojnë më 4 shkurt në qytetin e Heidelbergut një ...
image
Greqisë i kërkohen masa të reja shtrënguese
Athinës i është dhënë një afat prej vetëm 7 ditësh për marrjen e masave të reja shtrënguese në mënyrë që të përfundojë marrëveshja me ekspertët ...
image
Prishtinë, miratohet Projektrezoluta për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me të cilën zotohet se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com