-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Sllovenia në konferencën rajonale: 'Mundemi edhe pa serbët'
Liderët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, do të takohen të shtunën në Bërdo të Sllovenisë. Nën emërtimin “Sëbashku për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane”, takimi i parë i këtij lloji, i një format jo-zyrtar, është bashkë-organizuar nga Sllovenia dhe nga Kroacia.
Burimet diplomatike pranë ministrisë së jashtme të Sllovenisë treguan për Alsat-M se qëllimi kryesor është nisja, e më pas vendosja e takimeve të rregullta vjetore të këtij lloji mes liderëve të rajonit për përforcimin e bashkëpunimit, ndihmës së përbashkët dhe të angazhimit për zgjidhjen e problemeve dypalëshe në kuadrin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Pas tre muajsh përpjekjesh organizatorët dhe mbështetësit e tyre në BE nuk arritën të bindin Presidentin serb Boris Tadiç të marrë pjesë në këtë takim, pasi atij të fundit nuk iu plotësua kërkesa që homologët nga Kosova të përfaqësohen nën emërtimin UNMIK/Kosova.
“Serbëve u ofruam të gjitha variantet e mundshme, tavolina vetëm me emra, pa flamuj dhe simbole vendesh, tavolina pa emra fare, madje edhe takim pa tavolinë fare”, rrëfyen burimet diplomatike sllovene për Alsat-M. “Por nëse serbët nuk duan të vijnë, atëherë për këtë rast shkon shumë mirë një shprehje popullore serbe: ai që mungon, mundemi edhe pa të”, shtojnë keto burime një ditë para kësaj konference. Të njëjtat burime diplomatike sqarojnë se serbët nuk duhet të sillen si “sherifët e Ballkanit”, e të kuptojnë njësoj si Sllovenia dhe Kroacia se nuk ka vend më të rëndësishëm se të tjerët, por se fryma evropiane është vetëm kompromisi.
Takimi ku pritet të marrin pjesë shefat e shteteve apo të qeverive të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të zi, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës mbahet në një moment kur interesi i Bashkimit Evropian për zgjerimin shënon rënie. “Vetëm pesë vende nga 27 gjithsej mbështesin në mënyrë aktive rajonin në Bruksel: Sllovenia, Austria, Hungaria, Italia dhe Sllovakia”, rrëfejnë diplomatët sllovenë. “Prandaj në këtë moment duhet të bëhemi bashkë në rajon për ti dëshmuar BE-së se mund të ecim përpara me frymën e kompromisit, frymë që themeloi dhe mban bashkë Unionin”, argumentojnë sllovenët.
Në konferencën që synon bashkimin e liderëve të rajonit do të marrë pjesë dhe komisioneri për zgjerimin Stefan Fule. I ftuar ishte dhe Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili nëpërmjet një deklarate për shtyp ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë. “Mirëpres të gjitha iniciativat që promovojnë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, përfshirë konferencën që zhvillohet në Bërdo të Sllovenisë. Ky bashkëpunim është i rëndësisë më të lartë për të gjithë Evropën. Në këtë kontekst, planifikoj të zhvilloj vizita në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaron Van Rompuy.
Të shtunën, në përfundim të konferencës së parë të këtij lloji pritet edhe publikimi i një deklarate të përbashkët.
Nga i dërguari ynë në Lubjanë
ERNEST BUNGURI






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin