Fillimi | Lajme | Rajoni | Fyle porositë kosovarët: Punoni më shumë, më pak flisni

Fyle porositë kosovarët: Punoni më shumë, më pak flisni

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, deklaroi në Prishtinë se autoritetet e Kosovës, nuk duhet vetëm të flasin por ata më shumë duhet të punojnë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit si kritere bazë për shkurtimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Komisioneri Fyle, gjatë takimit me krerët shtetëror të Kosovës, ka bërë të ditur se viti 2010 do të jetë një periudhë vendimtare për Kosovën, për të krijuar një stabilitet ekonomik dhe që në mënyrë aktive të jenë të përfshirë në reformat të cilat dërgojnë Kosovën në BE.
“Mendoj se është shumë me rëndësi për autoritetet kosovare që gjatë këtij viti të krijojnë një stabilitet politik... Është po ashtu me rëndësi që autoritetet kosovare që të jenë në mënyrë aktive të përfshirë në reformat që lidhen me BE-në... Ne dëshirojmë që jo vetëm të dëgjojmë fjalë por të ketë punë më shumë në një numër të fushave që ne kemi pritur progres nga raporti i Progresit për vitin 2009 siç janë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe qeverisje e mirë”, theksoi Fyle.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, janë shprehur të gatshëm për rritjen e angazhimit të institucioneve për të përmbushur kriteret të cilat duhet të përmbushën në rrugën e integrimit në BE.
“Ajo që është ambicie e jonë dhe duhet të jetë punë në vazhdimësi, është thellimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës për të bërë punë, për të përmbushur kriteret që të ecim shpejtë në përmbushjen e kritereve që ne i supozojmë dhe që do t’i marrim ndërkohë edhe sa i përket liberalizimit të vizave pro edhe sa i përket proceseve të integrimeve”, theksoi Fatmir Sejdiu, president i Kosovës.
“E informova zotin Fyle për hapat të cilat i ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në këto momente të rëndësishme për rendin demokratik, për stabilitetin, për zbatimin e kritereve demokratike, coftë në ekonomi, coftë në legjislacion apo në apo në aspektet tjera”, deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Kjo është vizita e parë e Stefan Fyles në rajon që nga marrja e detyrës si komisioner për Zgjerim i BE-së. Fyle ka arritur në Prishtinë pas vizitave që ka zhvilluar në vendet tjera të rajonit, në Beograd, Podgoricë dhe Sarajevë.  

Shkëlzen Osmani  

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com