Fillimi | Lajme | Rajoni | Shqipëri, debati për krizën përfundon pa rezultat

Shqipëri, debati për krizën përfundon pa rezultat

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Pozita dhe opozita debatuan në një seancë  parlamentare maratonë, e cila ishte cilësuar si vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, por që në fakt nuk përfundoi e tillë. Palët nuk u lëkundën nga qëndrimet që mbajnë mbi dy nismat ligjore të Partisë Socialiste. Kryeministri Sali Berisha deklaroi disa herë, pas çdo diskutimi të deputeteve socialistë, se është i gatshëm për çdo transparencë të procesit zgjedhor, por jo për hapjen e kutive, pasi kjo sipas tij do të ishte shkelje e ligjeve të vendit.
Shefi i qeverise i kerkoi opozites qe te mos u beje gjyq publik 20 mije komisionereve socialiste si edhe te mos e perdore termin “krim elektoral”, por te behet pjese e zgjidhjes per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Deputeti socialist Fatmir Xhafa dha argumentat ne debat, deklaroi se Partia Socialiste kerkon domosdoshmerisht qe te mesoje cila eshte e verteta brenda kutive te votimit.

Brace: Po mbani peng zgjidhjen!

Deputeti socialist Erjon Brace akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po mban peng zgjidhjen e krizës politike. Duke qenë në linjë me deputetët e tjerë socialist për hapjen e kutive të votimit, Brace tha se PS ndodhet në Kuvend  për të kërkuar zgjidhje ligjore dhe kushtetuese dhe për këtë do të përdorë të gjitha instrumentat politikë."Zoti kryeministër, po shoh që zgjidhja po mbahet peng nga ti! Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë pazar, por ligj në respekt të kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi. Kemi ardhur të vendosim një standard, atë të hapjes se kutive" tha Brace.

Ruçi: Qeveria përgjegjëse për krizën. Majko: Hapja e kutive, themel i hetimit

Kryetari I grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi bën përgjegjës qeverinë për krizën politike në vend duke e akuzuar atë për mungesë vullneti. Ai iu kunderpergjigjet deklaratës së kryeministrit duke u shprehur se opozita ndodhet në Kuvend për të argumentuar kërkesat e saj, plotësimi I të cilave sipas tij do t’I jepte fund ngërçit politik.
reagim ndaj deklaratës së kryeministrit erdhi edhe nga deputeti tjetër socialist Pandeli Majko I cili vlerësoi se hapja e kutive përbën themelin për hetimin e procesit electoral të zgjedhjeve të 28 qershorit, por njëkohësisht edhe bazën e mirëbesimit dhe verfikimit. “Hetimi parlamentar është një proces i nevojshëm për vetë parlamentin. Si të hetojmë ne një reformë zgjedhore nëse nuk kemi një proces transparent? Të verifikosh dhe të hetosh është dicka krejt tjetër. Ajo që sot është e qartë, është se transparenca duhet bërë për një bazë mirëbesimi, verifikimi, këtë faktori ndërkombëtar e di shumë mirë” tha Majko.

Berisha: Komision hetimor për zgjedhjet. Kutitë nuk hapen

Kryeministri Berisha fton opozitën të hetojë zgjedhjet, përmes instrumentave të paravendosur nga shteti, por u shpreh I vendosur për mos hapje të kutive të votimit. "Ju ftoj ta ndërtojmë komisionin hetimor ku ju te keni shumicen. Ky komision do të ketë mundësi të plotë në përputhje me Kushtetutën, me parimet themelore të ndërtimit të një demokracie, të bëjë hetimin e plotë. Cdo votë mund të numërohet, por sipas procedurës kushtetuese. Nëse ju keni fakte për kriminelët elektorale le t'i shohë prokuroria dhe ne mund të bëjmë amendime te Kushtetutës. Por asnjëri prej nesh nuk mund të marrë detyrën e prokurorit dhe gjykatësit " tha Berisha. Kryeministri akuzoi më tej opozitën se megjithë këmbënguljen e saj për ekzistencë të parregullsive gjatë procesit zgjedhor në qershor të 2009, ajo nuk ka prova për të provuar shkeljet e bëra.

Dokle: Të hapen kutitë! Transparenca, kyç i demokracisë

Transparenca e zgjedhjeve dhe një proces i rregullt elektoral kanë qenë kryefjala e fjalimit të deputetit tjetër socialist Namik Dokle. Duke u shprehur u bindur në kauzën e partisë së tij, Dokle tha se harta e krimit electoral është më e gjerë se rasti I fshatit Ruzhdie në Fier.“Kurse ne e kërkojmë transparencën dhe hapjen e kutive që masakra elektorale të mos përsëritet më! Një parlamentar europian e quajti të frikshme atë që ka ndodhur në Ruzhdie. Por harta e krimit elektoral është shumë më e gjerë, shumë më e tmerrshme. Shqiptarët e dinë shumë mirë tashmë se çfarë ndodhi më 28 qershor! Çdo ditë e më shumë po e kuptojnë edhe ndërkombëtarët që po bashkohen me kauzën tonë për transaprencë” tha Dokle.
Ai akuzoi më tej kryeministrin dhe ministrat e kabitenetit qeveritar për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa shtoi se arsyet e paraqitura nga demokratët për moshapje të kutive si një akt që nuk bazohet në Kushtetutë nuk janë të vërteta. “Të gjithë kanë një sllogan: “Nuk na lejon Kushtetuta”. Aspak e vërtetë! Objekti i hetimit parlamentar të kërkuar nga Partia Socialiste, është krejt i ndryshëm nga objekti i shqyrtimit gjyqësor të Kolegjit Zgjedhor. Ky objekt ka të bëjë me transparencën si element kyç i demokracisë dhe mbështet në përvojat demokratike në SHBA, Itali, Rumani, Kosovë etj. E vërteta juaj nuk ka të bëjë me kushtetutën. Terri elektoral që përpiqeni të impononi, është pjesë e përdorimit okult të gjithë pushtetit” tha Dokle.

Xhafa: Të vendosur për hetim të zgjedhjeve


Nuk mund të ketë hetim parlamentar pa hapje të kutive të votimit. Ka deklaruar kështu deputeti socialist Fatmir Xhafa I cili hapi siparin e diskutimeve në Kuvend për zgjidhjen e krizës. Ai tha se përmes hapjes së kutive PS nuk synon ndryshim të rezultatit, por transparencë të procesit zgjedhor.  "Vendimi për mos hapje të kutive do të mund të ndalohej prej ndonjë norme juridike. Por nuk ka asnjë normë apo vendim gjyqësor të urdhërojë një ndalim të tillë. Ky komision parlamentar nuk synon të marrë të pandehur askënd apo të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, por të kryejë veprimet proceduriale dhe eliminimin e problemeve në zgjedhjet e ardhshme" tha Xhafaj.

Kriza politike, Kuvendi nis punimet


Nis séance plenare e Kuvendit ku sot do të votohet për zgjidhjen ose jo të krizës politike ne vend. Në rend të ditës janë vetëm 2 nismat ligjore të propozuara nga Partia Socialiste qe synojne t’i japin te drejten e hetimit te zgjedhjeve pa kufizim komisioneve parlamentare, duke perfshire edhe hapjen e kutive. Kjo seancë pritet te jetë maratonë për shkak të numrit të madh të deputetëve socialiste që kanë kërkuar fjalën, ndërkohë që dicka e tillë është paralajmëruar edhe nga demokratët. Kërkesat për debat në parlament kete pasdite janë tashmë rreth 120.
Ndërkaq gjate paradites Partia Socialiste i bëri thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të mos behet pengesë për zgjidhjen institucionale të krizës.
Opozita ka paralajmeruar se do te nise protestat per largimin e kryeministrit nese kutitë nuk hapen. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhje përpara 19 marsit, kur në Tiranë mbërrin komisioneri për zgjerimin Shtefan Fule.
Ndërsa Parlamenti Europian deri tani është prezantuar I ndarë në deklarat dhe opinionet në lidhje me rrugëzgjidhjen.
Pak orë para seancës Ambasadori i OSBE-së në Tianë Robert Bosch ka apeluar për zgjidhje të krizës, ndërsa u shpres se në seancën e sotme si mazhoranca ashtu edhe opozita duhet të tolerojnë në këmbim të gjetjes së zgjidhjes. /alsat/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com