-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Shqipëri, debati për krizën përfundon pa rezultat
Pozita dhe opozita debatuan në një seancë parlamentare maratonë, e cila ishte cilësuar si vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, por që në fakt nuk përfundoi e tillë. Palët nuk u lëkundën nga qëndrimet që mbajnë mbi dy nismat ligjore të Partisë Socialiste. Kryeministri Sali Berisha deklaroi disa herë, pas çdo diskutimi të deputeteve socialistë, se është i gatshëm për çdo transparencë të procesit zgjedhor, por jo për hapjen e kutive, pasi kjo sipas tij do të ishte shkelje e ligjeve të vendit.
Shefi i qeverise i kerkoi opozites qe te mos u beje gjyq publik 20 mije komisionereve socialiste si edhe te mos e perdore termin “krim elektoral”, por te behet pjese e zgjidhjes per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Deputeti socialist Fatmir Xhafa dha argumentat ne debat, deklaroi se Partia Socialiste kerkon domosdoshmerisht qe te mesoje cila eshte e verteta brenda kutive te votimit.
Brace: Po mbani peng zgjidhjen!
Deputeti socialist Erjon Brace akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po mban peng zgjidhjen e krizës politike. Duke qenë në linjë me deputetët e tjerë socialist për hapjen e kutive të votimit, Brace tha se PS ndodhet në Kuvend për të kërkuar zgjidhje ligjore dhe kushtetuese dhe për këtë do të përdorë të gjitha instrumentat politikë."Zoti kryeministër, po shoh që zgjidhja po mbahet peng nga ti! Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë pazar, por ligj në respekt të kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi. Kemi ardhur të vendosim një standard, atë të hapjes se kutive" tha Brace.
Ruçi: Qeveria përgjegjëse për krizën. Majko: Hapja e kutive, themel i hetimit
Kryetari I grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi bën përgjegjës qeverinë për krizën politike në vend duke e akuzuar atë për mungesë vullneti. Ai iu kunderpergjigjet deklaratës së kryeministrit duke u shprehur se opozita ndodhet në Kuvend për të argumentuar kërkesat e saj, plotësimi I të cilave sipas tij do t’I jepte fund ngërçit politik.
reagim ndaj deklaratës së kryeministrit erdhi edhe nga deputeti tjetër socialist Pandeli Majko I cili vlerësoi se hapja e kutive përbën themelin për hetimin e procesit electoral të zgjedhjeve të 28 qershorit, por njëkohësisht edhe bazën e mirëbesimit dhe verfikimit. “Hetimi parlamentar është një proces i nevojshëm për vetë parlamentin. Si të hetojmë ne një reformë zgjedhore nëse nuk kemi një proces transparent? Të verifikosh dhe të hetosh është dicka krejt tjetër. Ajo që sot është e qartë, është se transparenca duhet bërë për një bazë mirëbesimi, verifikimi, këtë faktori ndërkombëtar e di shumë mirë” tha Majko.
Berisha: Komision hetimor për zgjedhjet. Kutitë nuk hapen
Kryeministri Berisha fton opozitën të hetojë zgjedhjet, përmes instrumentave të paravendosur nga shteti, por u shpreh I vendosur për mos hapje të kutive të votimit. "Ju ftoj ta ndërtojmë komisionin hetimor ku ju te keni shumicen. Ky komision do të ketë mundësi të plotë në përputhje me Kushtetutën, me parimet themelore të ndërtimit të një demokracie, të bëjë hetimin e plotë. Cdo votë mund të numërohet, por sipas procedurës kushtetuese. Nëse ju keni fakte për kriminelët elektorale le t'i shohë prokuroria dhe ne mund të bëjmë amendime te Kushtetutës. Por asnjëri prej nesh nuk mund të marrë detyrën e prokurorit dhe gjykatësit " tha Berisha. Kryeministri akuzoi më tej opozitën se megjithë këmbënguljen e saj për ekzistencë të parregullsive gjatë procesit zgjedhor në qershor të 2009, ajo nuk ka prova për të provuar shkeljet e bëra.
Dokle: Të hapen kutitë! Transparenca, kyç i demokracisë
Transparenca e zgjedhjeve dhe një proces i rregullt elektoral kanë qenë kryefjala e fjalimit të deputetit tjetër socialist Namik Dokle. Duke u shprehur u bindur në kauzën e partisë së tij, Dokle tha se harta e krimit electoral është më e gjerë se rasti I fshatit Ruzhdie në Fier.“Kurse ne e kërkojmë transparencën dhe hapjen e kutive që masakra elektorale të mos përsëritet më! Një parlamentar europian e quajti të frikshme atë që ka ndodhur në Ruzhdie. Por harta e krimit elektoral është shumë më e gjerë, shumë më e tmerrshme. Shqiptarët e dinë shumë mirë tashmë se çfarë ndodhi më 28 qershor! Çdo ditë e më shumë po e kuptojnë edhe ndërkombëtarët që po bashkohen me kauzën tonë për transaprencë” tha Dokle.
Ai akuzoi më tej kryeministrin dhe ministrat e kabitenetit qeveritar për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa shtoi se arsyet e paraqitura nga demokratët për moshapje të kutive si një akt që nuk bazohet në Kushtetutë nuk janë të vërteta. “Të gjithë kanë një sllogan: “Nuk na lejon Kushtetuta”. Aspak e vërtetë! Objekti i hetimit parlamentar të kërkuar nga Partia Socialiste, është krejt i ndryshëm nga objekti i shqyrtimit gjyqësor të Kolegjit Zgjedhor. Ky objekt ka të bëjë me transparencën si element kyç i demokracisë dhe mbështet në përvojat demokratike në SHBA, Itali, Rumani, Kosovë etj. E vërteta juaj nuk ka të bëjë me kushtetutën. Terri elektoral që përpiqeni të impononi, është pjesë e përdorimit okult të gjithë pushtetit” tha Dokle.
Xhafa: Të vendosur për hetim të zgjedhjeve
Nuk mund të ketë hetim parlamentar pa hapje të kutive të votimit. Ka deklaruar kështu deputeti socialist Fatmir Xhafa I cili hapi siparin e diskutimeve në Kuvend për zgjidhjen e krizës. Ai tha se përmes hapjes së kutive PS nuk synon ndryshim të rezultatit, por transparencë të procesit zgjedhor. "Vendimi për mos hapje të kutive do të mund të ndalohej prej ndonjë norme juridike. Por nuk ka asnjë normë apo vendim gjyqësor të urdhërojë një ndalim të tillë. Ky komision parlamentar nuk synon të marrë të pandehur askënd apo të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, por të kryejë veprimet proceduriale dhe eliminimin e problemeve në zgjedhjet e ardhshme" tha Xhafaj.
Kriza politike, Kuvendi nis punimet
Nis séance plenare e Kuvendit ku sot do të votohet për zgjidhjen ose jo të krizës politike ne vend. Në rend të ditës janë vetëm 2 nismat ligjore të propozuara nga Partia Socialiste qe synojne t’i japin te drejten e hetimit te zgjedhjeve pa kufizim komisioneve parlamentare, duke perfshire edhe hapjen e kutive. Kjo seancë pritet te jetë maratonë për shkak të numrit të madh të deputetëve socialiste që kanë kërkuar fjalën, ndërkohë që dicka e tillë është paralajmëruar edhe nga demokratët. Kërkesat për debat në parlament kete pasdite janë tashmë rreth 120.
Ndërkaq gjate paradites Partia Socialiste i bëri thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të mos behet pengesë për zgjidhjen institucionale të krizës.
Opozita ka paralajmeruar se do te nise protestat per largimin e kryeministrit nese kutitë nuk hapen. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhje përpara 19 marsit, kur në Tiranë mbërrin komisioneri për zgjerimin Shtefan Fule.
Ndërsa Parlamenti Europian deri tani është prezantuar I ndarë në deklarat dhe opinionet në lidhje me rrugëzgjidhjen.
Pak orë para seancës Ambasadori i OSBE-së në Tianë Robert Bosch ka apeluar për zgjidhje të krizës, ndërsa u shpres se në seancën e sotme si mazhoranca ashtu edhe opozita duhet të tolerojnë në këmbim të gjetjes së zgjidhjes. /alsat/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin