- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
Ende nuk dihet përbërja e re e qeverisë së Kosovës
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e ministrave që do të shkarkohen me ri-formatimin e qeverisë së Kosovës. Një gjë të tillë e deklaroi zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili edhe pse konfirmoi se do të ketë ndryshime në ekzekutivin kosovar, nuk mundi të saktësonte ndonjë datë se kur do të ndodhë formatimi.
“Shpejtë do të ndodhë edhe një veprim i tillë i cili nuk do të krijoj një vakum institucional, nuk do të bëjë dridhje politike te partnerët e koalicionit, por do të jetë diçka e pranueshme besoj për partnerët e koalicionit por edhe për opinionin publik... Nuk kam informacione të duhura se kush do të mbetët dhe kush do të shkoj, por ajo çfarë do të thosha është se, do të jetë për hir të qeverisjes më kualitative në vend”, deklaroi Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Ndërsa, zyrtarë të partisë tjetër në koalicionin qeverisës, LDK-së, kanë bërë të ditur se ende nuk është diskutuar me parterët e tyre në pozitë, PDK-në, në lidhje me ndryshimet e mundshme të përbërjes të kabinetit qeveritar.
“LDK, ende nuk ka kërkesa konkrete në të cilat do të diskutojë apo debatojë. Edhe njëherë po e konfirmoj se ne nuk kemi diskutuar as dje në mbledhjen e zakonshme dhe as sot sa i përket kërkesave të caktuara”, tha Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.
Me gjithë lëvizjet e paralajmëruara, opozita thotë se nuk do të ketë ndryshime të mëdha, nëse nuk largohet udhëheqjes e qeverisë. Për ndryshimet në Qeverinë e Kosovës, u fol menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Shkëlzen Osmani
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


