Fillimi | Lajme | Rajoni | Pasaportat serbe në duart e kosovarëve, arrestohen disa persona

Pasaportat serbe në duart e kosovarëve, arrestohen disa persona

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Policia e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka arrestuar disa persona ndërmjetësues, të cilët në mënyrë ta paligjshme pajisin kosovarët me dokumente serbe të udhëtimit. Këta persona mund të dënohen deri me tre vjet burgim. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacion se sa kosovar janë pajisur me këto dokumente. Këtë nuk e di as EULEX-i edhe pse ky mision kohë më parë ka nënshkruar memorandum me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Me përfshirjen e vendeve të rajonit në liberalizim të vizave, kërkesat për tu pajisur me dokumente të shteteve fqinje në Kosovë janë rritur. Është shtuar edhe numri i atyre që në mënyrë të jashtëligjshme ndërmjetësojnë për t’iu nxjerrë kosovarëve këto dokumente duke u kërkuar shuma të majme parash.
Ky akt bie ndesh me ligjin. Persona të tillë janë duke u arrestuar nga Policia e Kosovës. Zyrtari për informim në këtë shërbim, Arber Beka ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin se që nga dhjetori i vitit të kaluar është shtuar numri i falsifikatorëve të dokumenteve. Pikërisht kjo kohë korrespondon kur shtetet e rajonit janë përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar janë regjistruar 160 raste të falsifikimit të dokumenteve, kurse pesë raste të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, ka bërë të ditur Beka.
Ndërkohë edhe pse me Kushtetutë lejohet dyshtetësia, autoritetet kosovare duhet të jenë të njoftuara për nënshtetësinë tjetër që marrin banorët e Kosovës. Artan Duraku, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ata nuk janë të njoftuar se sa qytetar të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe.
“Për pajisjen e qytetarëve tanë me shtetësi të republikës së Serbisë ne nuk njoftohemi nga Serbia”, ka thënë Duraku, duke shtuar se, “as nga EULEX-i kjo çështje nuk është shtruar deri më tani”.
Ndërkohë, Karin Limdal zëdhënëse e EULEX-it ka thënë se ky mision nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje.
Personat fizik të cilët u rregullojnë kosovarëve dokumentet serbe bëjnë vepër penale dhe sipas avokatit Tomë Gashi ata rrezikojnë deri në tre vjet burg. “Kemi të bëjmë me vepra penale të ndërmjetësimit të paligjshme, këto vepra janë të dënuara me disa vite burg dhe në raste të caktuara kemi të bëjmë me mashtrim të qytetarëve të Kosovës, që po ashtu është vepër e rëndë penale, për interes të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi. /rtvd/telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (6 dërguar):

sadiku më 20/03/2010 12:12:24
avatar
O....shqiptar a dolet të knaqun nga lufta që deri dje serbija ju mbyti ma të dashurit e familjes,e sod po i merni pasaportat e tyre.turp turp per ket veprim që jeni tu e bo.ju duhet të jeni krnar që keni pasaporta Kosove. me pasaporta kosovar kudo që të shkosh je faqe bardh.e me te serbis je tradhtar.flm Alsat.
Thumbs Up Thumbs Down
beny më 19/03/2010 00:24:58
avatar
po si duket kosovareve disave sdua ti akuzio te gjith jan vetem disa qe jesht ndru geni dhe ndihen akoma jugoslav turp turp per kosovaret cfar bejn ose nuk u ngopen prej asaj serbije edhe duen prap te jen nen serbi tyre
o popull i shkret serbija ka kapitulluar nga 15 vite jugosllavija ka vdekur ose nuk gjendeni ne ndodhi akoma dhe kerkoni jugoslavin ne serbi
Thumbs Up Thumbs Down
vizbegu më 18/03/2010 19:53:04
avatar
secili ka te drejte te ket dy nenshtetesi ne bote ...pra le te jet passi i kosoves i forte si i serbit atehere nuk eshte problem..por kosova po i ben passaporta per 3-4-5 vjet dhe mergimtaret jane lodhur me dokum..qe 12-vjet ...nuk eshte qudi qe ndodh edhe kjo per fat te keq ..pershendetje nga mergimi...
Thumbs Up Thumbs Down
osman më 18/03/2010 14:19:06
avatar
jo tre vjet por me shume e kane shtetin e vet le te punojne jo te lutin pasaporta te huaj per me udhetuar ai pasaport i kuq shkoi ne histori
Thumbs Up Thumbs Down
bleriim më 18/03/2010 12:42:14
avatar
marre per shqiptart e kosoves e din mir qka ka hjek populli per me pas pasaport ne veti shtet ne veti kto tash shkojn japin pare per passport t shkijeve ncncncn marre
Thumbs Up Thumbs Down
une vet më 18/03/2010 09:51:05
avatar
Duhet te vetedisohet popullata...pastaj punet e tjera,...
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 6 | shfaqen: 1 - 6
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com