-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Përçarje e krerëve politikë të Luginës së Preshevës
Deklarata e deputetit, Riza Halimi, njëherësh dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik, se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë plotësuar kushtin për formimin e Këshillit Nacional në bazë të zgjedhjeve direkte, ka ngjallur të mërkurën, reagimet e liderëve të partive tjera.
Liderët e dy subjekteve politike, Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Skënder Destani, kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës, kanë deklaruar se nuk do ta njohin Këshillin Nacional, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 6 qershorit.
Liderët e këtyre dy subjekteve, Mustafa dhe Destani, kanë theksuar se në mënyrë flagrante është manipuluar me nënshkrimin e qytetarëve gjatë procesit të deklarimit të qytetarëve rreth arritjes së kushtit për zgjedhjet direkte.
Krerët e këtyre dy subjekteve janë shprehur se nuk do ta njohin Këshillin Nacional, sepse siç kanë thënë ata, ky organ nuk do t`i mbrojë interesat e shqiptarëve, pasi që për themelimin e tij në këtë mënyrë nuk është shprehur i gjithë spektri politik shqiptar. /rtv21/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin