-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Krasniqi, qeveria duhet të ndryshohet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se ka ardhur koha që të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë. Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke shtuar se mbështet idenë e kryeministrit Hashim Thaçi, për riformatimin e qeverisë, që sipas tij do të do ndikonte në rritjen e cilësisë së ekzekutivit. Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, parti kjo partnere me PDK-në në koalicionin qeverisës, tha se, është koha që në këtë muaj përfundimisht të bëhet vlerësimi punës së ekzekutivit, mirëpo sipas tij, kjo nuk nënkupton që të ketë ndërhyrje në shkarkimin e ndonjë ministri. Ideja për riformatim të Qeverisë së Kosovës, erdhi si rezultat i zgjedhjeve lokale dhe përplasjeve që kanë ndodhur gjatë fushatës zgjedhore midis partnerëve të koalicionit. Edhe ndërkombëtart kanë kërkuar shkarkimin e disa ministrave të dyshuar se janë përfshirë në korrupsion.
“Dëshiroj që çdo gjë të bëhet mbi bazën e një interesi për një qeverisje dhe të një kualiteti të ri të qeverisjes në Kosovë. Unë nuk flas me emra, por qeverisja në Kosovë sipas të gjitha gjasave, pasi që është thënë edhe nga vetë kryeministri që do të bëhet riformatimi, ka nevojë për një kualitet të shtuar të qeverisjes”, deklaroi Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit.
“Tash është momenti i mirë, ky muaj është moment i rëndësishëm që të bëhet vlerësimi i punës. Mirëpo ky vlerësim i punës nuk nënkupton ndryshime domosdoshmërish, nuk mund të merret që çdo vlerësim i punës dhe çdo angazhim konkret për ndryshime nënkupton edhe lakim të emrave dhe angazhime konkrete. Ajo që është thënë vazhdimisht që nuk do të ketë mëshirë ndaj dështimeve në qeveri për të cilën unë besoj që kësaj radhe duhet të ndodhë”, thekson Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin