- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
BE bie dakord për të ndihmuar Greqinë
Ministrat e financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakord që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta.
Pas një takimi në Bruksel ata nuk dhanë shumë hollësi rreth mënyrës se si do të ndihmojnë Greqinë, por përjashtuan variantin e garancisë për huamarrje.
Për javë të tëra tregjet financiare dhe kreditore po prisnin ndonjë përgjigje nëse do të vinte mbështetja e premtuar e BE-së për Greqinë.
Tani përgjigjja ka ardhur por e pjesshme.
Pas katër-orësh takimi ministrat e financave të 16 vendeve që ndajnë monedhën euro njoftuan se kishin rënë dakord rreth mjeteve me të cilat vendet që kanë miratuar monedhën e përbashkët evropiane do të koordinojnë ndihmën për Greqi - nëqoftëse ajo dëshmohet si e domosdoshme.
Udhëheqësi i Eurozonës, zyrtari i Luksemburgut, Zhan Klod Junker tha se plani ishte që të mbushen zbrazëtirat financiare që mund të shfaqen në betejën e Greqisë për të kontrolluar financat e saj.
Krerët e BE do të vendosin për detaje të kësaj pakete financiare të shpëtimit gjatë një takimi më 25 dhe 26 të këtij muaji.
Por kjo është ende larg një marrëveshjeje të prerë. Ky njoftim në prag të takimit të ministrave financiar këtu në Bruksel ishte dukshëm i shkurtër në detaje.
Kreu i grupit të Eurozonës tha se masat të cilat po i ndërmerr Greqia kanë mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera financiare dhe ekonomike.
I pyetur nëse ndihma për Greqinë do të ishte në formën e garancive të kredisë, Junker tha se jo. /bbc/
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


