- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Hapet ambasada e Maqedonisë në Kosovë
Milloshoski hapi në Prishtinë ambasadën e Maqedonisë. Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski po zhvillon kështu një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të homologut të tij kosovar Skënder Hyseni. Në hapjen e ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, Milloshoski përkrahu integritetin territorial të Kosovës dhe foli për perspektivën e marrëdhënieve akoma më të mira mes dy vendeve.
“Republika e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale dhe ne shohim një perspektivë për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes shteteve tona. Maqedonia, shtet i cili ka krijuar marrëdhënie diplomatike edhe me njohjen pavarësisë e Kosovës, përkrah integritetin territorial të këtij shteti si një hap për krijimin të marrëdhënieve të mira të cilat tashmë ekzistojnë”, u shpreh Antonio Miloshoski, Ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë.
“Jemi pajtuar që të intensifikojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë dhe dikastere të veçanta në të dyja qeveritë. Gjatë javëve dhe muajve në vijim do të takohen dhe do të punojnë sistematikisht në identifikimin e fushave ku të dyja vendet tona do të kenë benificione të caktuara”, deklaroi Skënder Hyseni, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Milloshoski, u prit ndërkohë në një takim, edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe krye-parlamentari Jakup Krasniqi. Zyrtarët e lartë folën për forcimin e marrëdhënieve të dy shteteve, dhe perspektivën e përbashkët të integrimit evropian. Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës u vendosën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Maqedonia e pati njohur Kosovën si shtet të pavarur në 9 tetor të vitit 2008.
Shkëlzen Osmani
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


