-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Milloshoski: Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Antonio Milloshoski ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë me ftesë të homologut të tij Skënder Hyseni, me të cilin ka zhvilluar edhe takimin e parë pas arritjes në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite Milloshoski do të bëjë hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë me hapjen e të cilës, shefi i diplomacisë maqedonase tha se konfirmohen edhe njëherë marrëdhëniet e mira ndërshtetërore në mes të Maqedonisë dhe Kosovës.
“Republika e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale dhe ne shohim një perspektivë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes shteteve tona. Maqedoni, shtet cili ka krijuar marrëdhënie diplomatike edhe me njohjen pavarësisë e Kosovës, përkrah integritetin territorial të këtij shteti si një hap për krijimin të marrëdhënieve të mira të cilat tashmë ekzistojnë”, deklaroi Antonio Milloshoski, ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë.
Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Kosovës, Antonio Miloshoski dhe Skënder Hyseni, kanë rikonfirmuar sot bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.
“Jemi pajtuar që të intensifikojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë dhe dikastere të veçanta në të dyja qeveritë, gjatë javëve dhe muajve në vijim do të takohen dhe do të punojnë sistematikisht në identifikimin e fushave ku të dyja vendet tona do të kenë benificione të caktuara”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
Milloshoski po qëndron në Prishtinë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai gjatë ditës zhvillon takime me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, sot po qëndron për vizitë në Prishtinë.
Përveç takimit me homologun e tij, gjatë ditës Miloshoski do të takohet edhe me krerët shtetërorë të Kosovës, përkatësisht me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, do të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë
Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin