- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Meta në Beograd, mbesin dallimet për Kosovën
Paqja dhe stabiliteti në Ballkan varen nga raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kështu ka deklaruar mbrëmë në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, pas takimit me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Në këtë takim, Beogradi dhe Tirana edhe njëherë kanë konfirmuar qëndrimet diametralisht të kundërta për çështjen e Kosovës, por, Jeremiç dhe Meta konstatuan se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.
“Ardhmja e Ballkanit Perëndimor, e tërë Ballkanit është në Bashkimin Evropian. Paqja dhe stabiliteti sikur edhe e ardhmja e Ballkanit varet dhe do të varet shumë nga raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Është shumë më rendësi që raportet mes shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen të jenë shumë më të mira se sa që ishin në të kaluarën”, deklaroi Vuk Jeremiç, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.
Shefat e diplomacive të të dy vendeve thanë se dallimet rreth çështjes së Kosovës nuk duhet të pengojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat tjera të interesit të përbashkët. Ndërkohë shefi i diplomacisë shqiptare, Meta ka përshëndetur angazhimin e presidentit serb Tadiq për investime në Luginën e Preshevës të banuar me popullatë shqiptare.
“Kur është në pyetje Kosova, dy qeveritë tona kanë qëndrime krejtësisht të kundërta, por ne jemi të një mendimi se e ardhmja e tërë rajonit, pa përjashtim, është në Bashkimin Evropian. Ne gjithashtu vlerësojmë lartë përpjekjet e liderëve serb e në veçanti përpjekjet e presidentit Tadiq për rritjen e investimeve në Luginën e Preshevës ku jeton popullata shqiptare”, theksoi Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
“Ekzistojnë dallime të mëdha mes Beogradit dhe Tiranës kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës dhe Metohisë. Këto dallime nuk janë zvogëluar me këto bisedime, por nga ky takim ka dalë një gjë shumë pozitive, që të bëjmë përpjekje që ky dallim të izolohet në mënyrë që të mos i ngarkoj raportet tona në fushat e tjera”, u shpreh Jeremiç.
Gjatë qëndrimit të tij në Beogard, Ilir Meta u takua me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, me ministrin e brendshëm, Ivica Daçiq dhe me nënkryetarin e qeverisë, Bozhidar Gjeliq. Sipas Tiranës zyrtare, vizita e Ilir Metës në Beograd, është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane.
Kjo është hera e parë pas 7 vitesh, që Meta në cilësinë e shefit të diplomacisë shqiptare viziton sërish Beogradin.
Isuf Kadriu
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


