-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Rritet niveli i korrupsionit në Kosovë
Niveli i korrupsionit në Kosovë, është duke pësuar rritje nga viti në vit. Kështu u bë e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia Kundër-korrupsion, në të cilën thuhet se vetëm gjatë vitit 2009 janë paraqitur 157 raste të dyshuara për korrupsion. Hasan Preteni, drejtor i AKK-së, tha se kjo agjenci, ka gjetur raste korruptive edhe brenda zyrës së kryeministrit Hashim Thaçi, ku një zyrtar i prokurimit është raportuar për konflikte interesi.
“Është zyrtar i prokurimit dhe ne kemi elemente që është në konflikt të interesit me një aktivitet tjetër, dhe ai ka refuzuar bashkëpunimin me agjencinë. Isa Hajdari, personi në fjalë nuk është ballafaquar në asnjë rast. Ne e ftojmë palën që të vjen në agjenci dhe të ballafaqohet me informatat që ne i kemi”, deklaroi Hasan Preteni, Drejtor i AKK-së.
Preteni tha se rastet më të shpeshta që ndërlidhen me korrupsion, janë kryesisht, marrja e mitos, favorizimi jo i ligjshëm i ndërmarrjeve gjatë proceseve të tenderimit dhe të tjera.
“90 për qind të procedurave, ndoshta edhe më shumë, kanë të bëjnë me fazat e prokurimit. Nga 68 informacione, vetëm 10 ishin që atakonin vendimet gjyqësore, ndërsa rastet tjera janë kryesisht shpërdorimi i detyrës, marrja e ryshfetit apo favorizim që lidhen me fazat ku tentohet që paraja publike të shpenzohet. Ka keqpërdorim të dokumentacionit ose konkurrohet me dokumente fals”, tha Preteni.
Si problem kryesor në ndëshkimin e personave të korruptuar, sipas Pretenit, është mos funksionimi i gjyqësisë në vend.
“Pengesa kryesore është funksionimi i gjyqësorit. Korrupsioni është duke u informuar dhe hetuar shumë pak, mirëpo nuk po gjykohet fare”, deklaroi drejtori i AKK-së, Hasan Preteni.
Sipas raportit të AKK-së, numri i rasteve të dyshuara për korrupsion gjatë vitit 2009 është rritur 34 për qind në krahasim me vitin 2008.
Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin