-
(137)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(62)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Kosova dhe KFOR-i pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Makurs Bentler me të cilin janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit nga Zyra e Presidentit të Kosovës. Takimi ka qenë i mbyllur për media të cilat nuk kanë pasur mundësi të marrin as plane nga ky takim. Presidenca ka lëshuar një deklaratë për shtyp, në të cilën thuhet se “Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e definojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe mentorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave emergjente, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetje është e mbështetur në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes për FSK-në derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese”, thuhet në këtë deklaratë.
Institucionet e Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in, në rastet e paraqitjes publike të Gardës ceremoniale.
Institucionet e Kosovës, po ashtu, mirëpresin mbështetjen e KFOR-it për FSK-në ndërsa ato ruajnë dhe aplikojnë parimet e respektit të ndërsjellët, bashkëpunimit të afërt dhe transparencës së plotë. “Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në”, përfundon deklarata.
Ngrirja e marrëdhënieve në mes të KFOR-it dhe FSK-së ka ardhur pasi që këta të fundit nuk ju kanë përmbajtur statusit të tyre si forcë civile e sigurisë, dhe kanë mbajtur armë gjatë marshimit të tyre në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.
Bul Salihu
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin