-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Banka Botërore jep 20 milion dollarë për dy projekte në Kosovë
Kosova ka bërë marrëveshjen e parë me Bankën Botërore për përfitimin e kredive me shumë prej 200 milion dollarë, me anë të së cilës do të shfrytëzohen për investime në fusha të ndryshme.
Kryeministri, Hashim Thaçi, nënshkrimin e kësaj marrëveshje e quajti si rast i cili përveç përfitimeve ekonomike, do të jetë tregues se institucionet e Kosovës kanë fituar besimin e institucioneve ndërkombëtare siç është Banka Botërore.
“Këto dy marrëveshje, janë të parat në financimin e kësaj natyre me Bankën Botërore, në historinë e re e Kosovës. Nëntë muaj pas anëtarësimit të suksesshëm të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm. Zbatimi i tyre do të ndikoj drejtpërdrejt në ngritjen e mëtejshme të institucioneve dhe forcimin e tyre si dhe shërbimeve që do të ofrojnë”, u shpreh Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Ranjit Nayak, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, tha se kjo marrëveshje përfshinë mbështetjen financiare, teknike dhe atë analitike për institucionet e Kosovës.
“Këto kredi do të përgatisin Kosovën për investime serioze, në asetet e tyre siç janë toka dhe pasuria e patundshme. Do të krijoj institucione më të forta dhe mundësojnë transparencën e tyre”, u shpreh drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Ranjit Nayak. Shuma e cila do të sigurohet nga kjo kredi e marr nga Banka Botërore dhe Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar,do të shfrytëzohen për modernizimin e sektorit publik në Kosovë dhe të sektorit të kadastrës, për pronën e paluajtshme dhe regjistrimit.
Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin