-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Gjukanoviq: Serbia ka probleme me gjithë rajonin
Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si "shtet kriminal". Në një intervistë për TV malazez Gjukanoviq ka thënë se Beogradi synon ta komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.
E gjitha kjo tregon, tha ai, se problem thelbësor nuk është qëndrimi malazez ndaj Kosovës, por problem thelbësor është pavarësia e Malit të Zi dhe ata nuk janë pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që të marrë vendime të veta. Gjukanoviq ka thënë se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet e rajonit, Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. "Serbia pretendon për pozicionin e liderit në rajon, por që dikush të jetë lider duhet të zgjidhë problemin e kriminelëve të luftës, të zgjidhë nëse ata që kanë bërë krime në Srebrenicë janë heronj apo kriminelë, dhe të tregojë aftësi për zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët". ka thënë Gjukanoviq. /evropa e lirë/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin