-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Kuvendi i Kosovës do të debatojë për rastin “Kurti”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka premtuar anëtarëve të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, se do të mbledhë një seancë ku do të trajtohet çështja e protestave të 10 shkurtit të 2007 dhe gjykimi i liderit të lëvizjes “Vetëvendosja”.
Kështu tha, Valon Murati, anëtar i këtij Këshilli, i cili me këtë rast i ka dorëzuar kryeparlamentarit, Krasniqi, 150 mijë nënshkrime të mbledhura nga qytetarët gjatë peticionit të organizuar kundër gjykimit të Albin Kurtit.
“Kërkesa jonë kryesore ishte që duke u bazuar në këtë peticion, Kuvendi i Kosovës të mbajë një seancë të jashtëzakonshme apo në procedurë normale që ta trajtoj rastin e 10 shkurtit 2007. Ai na premtoi se kjo çështje do të trajtohet në një seancë. Për detaje nuk mund të përgjigjem, por tha se me një procedurë normale, do ta fusim peticionin dhe kërkesat e këshillit”, u shpreh : Valon Murati, anëtar i Këshillit.
Përfaqësues të këtij Këshilli, kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës si organi më i larët kushtetues, që me anë të një seance të del me një rekomandim në lidhje me kërkesat e tyre.
“Vendim nuk mund të ketë, ndërsa rekomandime mund të ketë. Pse mos të ketë debat, janë vrarë dy qytetarë të Kosovës. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për vrasjen e tyre dhe për mua është krejtësisht e pa kuptimtë që organi më i lartë dhe tempulli i demokracisë siç është Kuvendi të mos trajtohej kjo gjë”, u shpreh anëtari i Këshillit, Valon Murati.
Gjatë peticionit kundër gjykimit të Albin Kurtit, i cili ka zgjatur rreth 3 javë, kanë arritur të tubohen 150 mijë nënshkrime të qytetarëve nga mbarë Kosova.
Shkëlzen Osmani






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin