- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Klinton, Greqia të ndihmojë integrimin e Ballkanit në BE
Duke pritur takimin e negociatorit maqedonas dhe atij grek me Metju Nimicin, ndërmjetësinë e OKB-së në kontestin lidhur me dallimet rreth emrit, që duhet të mbahet gjatë këtij muaji, politikanët evropian porosisin se tani është momenti për zgjidhjen e emrit. Komisioneri për zgjerim i BE-së Shtjefan Fule mbrëmë në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian tha se gjatë vizitës në Shkup ka konstatuar se politikanët e këtushëm janë përqendruar në çështjen e emrit.
‘Duke i ndjekur kontaktet e shpeshta të të dy kryeministrave dhe vizitën e paradokohshme të Nimicit në Shkup dhe Athinë, tani ekziston dritarja e mundësive për zgjidhjen e kësaj çështjeje’, tha Fule.
Mbrëmë vonë pas takimit me kryeministrin Gruevski edhe homologu i tij belg, Iv Leterm përcolli një mesazh personal. Kryeministri i vendit që do të kryesojë me Unionin pas Spanjës, tha se me rëndësi të posaçme për këtë pjesë të Evropës është që Maqedonia të ketë sukses në euro integrimet.
“Mendoj se është me rëndësi që në tavolinë të gjenden propozimet e reja dhe shpresoj se do të ketë vullnet nga te dy palët që t'i vlerësojnë këto propozime dhe të gjejnë marrëveshje për problemin, i cili është i rëndësishëm për të dy vendet, sidomos për vendin tuaj “, deklaroi Iv Leterm, kryeministër i Belgjikës.
Lidhur me emrin këto ditë po diskutohet edhe në Uashington. Kryeministri grek Papandreu i cili gjendet në vizitë katërditore në SHBA, para se gjithash për shkak të krizës ekonomike – financiare në vendin e tij, me politikanët e atjeshëm, ndër të tjera bisedoi edhe për emrin. Sekretarja e shtetit Hilari Klinton, pas takimit të djeshëm me të doli me deklaratën e përgjithshme për bisedimet lidhur me Ballkanin.
“Po ashtu diskutuam për Ballkanin, ku Greqia ka një rol kyç në promovimin e mundësive ekonomike, të stabilitetit dhe të demokracisë. Përfundimi i detyrës për integrimin e vendeve ballkanike në institucionet evropiane është me rëndësi thelbore për stabilitetin rajonal dhe për zhvillimin dhe në e përgëzuam Greqinë për rolin e saj udhëheqës në lëvizjen e procesit “, theksoi sekretarja e shtetit Hilari Klinton.
Zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë Dimitris Drucas, i cili poashtu është në Uashington, deklaroi sot për mediumet greke se në takimin me Hilari Klinton nuk u paraqitën ide të reja për zgjidhjen e kontestit, por se pozicionet greke tash më ishin të njohura mirë. Ai është një emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.
Frosina Cvetkovska
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


