-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
NATO: Veprimet e FSK-së, sinjale të gabuara
KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me FSK-në ka qenë plotësisht i bazuar, pasi “veprime të tilla si të FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara”, tha zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai.
Edhe diplomatë të Aleancës e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”.
Të njëjtat burime pohojnë se FSK-ja nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.
Edhe Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë ka mbështetur vendimin e misionit paqeruajtës të NATO-s për pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Por qeveria e Kosovës, nën organizimin e së cilës është mbajtur ceremonia, ka thënë se pret t’i sqarojë sa më shpejt “keqkuptimet” me ndërkombëtarët si dhe të normalizojë marrëdhëniet me KFOR-in.
Ndërkaq, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, të hënën ka bërë të ditur se çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon – ndërsa çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, MFSK e vlerëson ”të tejkaluar”.






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin