- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Mblidhen 150 mijë nënshkrime kundër procesit ndaj Kurtit
Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka mbledhur 150 mijë nënshkrime, përmes të cilave, kërkon nga EULEX-i dhe organet tjera të drejtësisë mbylljen e procesit gjyqësor ndaj kreut të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe fillimin e hetimeve për vrasjen e dy aktivistëve të kësaj lëvizjeje, Mon Balajt dhe Arben Xheladini, në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007.
Këshilli i përbërë nga 65 organizata të ndryshme joqeveritare e ka shpallur të mbyllur peticionin ndërsa ka kërkuar që kërkesat e tyre të përkrahura nga një numër i madh i qytetarëve të merren në konsideratë.
“Numri i nënshkrimeve në Kosovë ka arritur në 148,183 persona. Këshilli dëshiron edhe njëherë të konfirmojë para opinionit publik se puna dhe aktiviteti i tij është neutral sa i përket ndikimeve politike .Edhe peticioni nuk mund të kuptohet i përkrahje për një subjekt të caktuar politike e as si kundërshtim për institucionet e ndryshme që punojnë në Kosovë. Peticioni në mënyrë strikte duhet të kuptohet si përkrahje për dy kërkesat tona: për mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe për fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit 2007”, deklaroi Valon Murati, nga Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit.
Përfaqësuesi i këtij këshilli Valon Murati tha se kërkesat e tyre nuk janë të ndikuara politikisht dhe këtë e dëshmon më së miri numri i madh i organizatave joqeveritare që kanë bindje dhe ideologji të ndryshme politike.
“Ne jemi një Këshill që mbledhim në vete mbi 65 organizata të shoqërisë civile të cilat kanë bindje dhe ideologji të ndryshme politike. Ajo që ne kemi dëshmuar me këtë aktivitet është se shoqëria jonë ka forcë për t’i tejkaluar ndarjet që ekzistojnë për çështje të caktuara politike dhe ideologjike dhe se mund të bashkohet në funksion të një çështje që e konsideron të dobishme për demokracinë e Kosovës. Përgjigja e qytetarëve e qytetarëve ndaj këtij peticioni dëshmon për këtë ndryshim pozitiv për shoqërinë tonë”, shtoi Murati.
Lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka refuzuar dy herë që të paraqitet në seancën gjyqësore ndaj tij, duke e quajtur atë të motivuar politikisht. Kurti akuzohet nga EULEX-i, i cili e ka trashëguar këtë lënda nga UNMIK-ut, siç thuhet në aktakuzë “për pjesëmarrje në një turmë e cila ka kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtar kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë”.
Peticioni me 150 mijë nënshkrime do t’i dorëzohet krerëve të institucioneve të Kosovës, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit ku nga i fundit do të kërkohet edhe mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për këtë peticion.
Murati tha se në mënyrë simbolike peticioni do t’i dorëzohet edhe presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, shefes së diplomacisë evropiane Ketrin Eshton, sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun dhe organizatave kryesore ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut.
Bul Salihu
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


