Fillimi | Lajme | Rajoni | SHBA lobon për liberalizimin e vizave të shqiptarëve

SHBA lobon për liberalizimin e vizave të shqiptarëve

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Diplomatë amerikanë shprehin interesimin për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, ndërkohë që disa kongresmenë pritet të vizitojnë muajt e ardhshëm vendin
Çështja e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Shqipërisë nuk është vetëm një dëshirë e shqiptarëve, aq më tepër e qeverisë së Kryeministrit Berisha. Ky proces i paralajmëruar, tashmë është listuar si një ndër çështjet ku mund të investojë interes, ndërhyrje dhe dialogim edhe diplomacia ndërkombëtare. Në Bruksel, ardhja e komisionerit për Zgjerimin në Tiranë, zotit Fule, shihet si një akt që e bën edhe më aktiv interesimin e administratës së lartë të BE-së për Shqipërinë dhe progresin e kërkuar të saj. Shumica e ambasadorëve të BE-së, që vijojnë kontaktet me autoritetet e qeverisë së zotit Berisha, shprehen se “procesi i liberalizimit dhe ai i statusit të kandidatit për anëtar në BE, është në duar të vetë shqiptarëve”.
Por matanë kësaj diplomacie, investohet edhe një interesim prej diplomacisë amerikane, e cila kur bëhet fjalë për rajonin ballkanik, në mënyrë të veçantë për Shqipërinë, vlerëson raportet e sigurisë që karakterizojnë atë me fqinjët. Në mënyrë të përsëritur, ambasada amerikane në Tiranë është shprehur për standardet dhe shtimin e kapaciteteve integruese të Shqipërisë në raport me BE-në, sikundër është kërkuar me këmbëngulje rritja e vlerave të demokracisë dhe sidomos mbrojtja e asaj në institucione dhe prej institucioneve.
Nga burime diplomatike në Uashington mësohet se diplomatë amerikanë që merren me çështjet e Europës dhe sidomos ato të Ballkanit, po dëshmojnë interesim të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për procesin e shumëdëshiruar të fitimit të statusit të kandidatit për vend anëtar në BE. Këto burime konfirmojnë se gjatë muajit të fundit në takime dhe komunikime diplomatike është folur për forcimin e diplomacisë së lobingut mes Tiranës dhe Brukselit, si dhe kryeqyteteve të tjera të BE-së, për shtuar besimin dhe për të fituar përkrahjen e Brukselit zyrtar në nevojën për liberalizmin e vizave, por edhe për të prishur raportet përjashtuese që ka krijuar ecuria e këtij procesi në raport me vendet e tjera të rajonit dhe sidomos të Europës Juglindore.
Këto burime bëjnë të ditur se, në kuadër të intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, në muajt e ardhshëm pritet edhe mbërritja e një grupi kongresmenësh, si dhe diplomatë të veçantë, të cilët do të informohen mbi përpjekjet e autoriteteve shqiptare, si dhe do të ofrojnë interesim për shtimin e mbështetjes europiane ndaj shqiptarëve në këtë proces. Ivan Bizjak, drejtor i përgjithshëm për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, në sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit të BE-së, dy ditë më parë u shpreh në Tiranë: “Jam i sigurt se dhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina e kanë të qartë se çfarë duhet të përmbushin. Liberalizmi i vizave është vetëm një aspekt i rrugës plot sfida drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kjo kërkon shumë punë dhe energji. Duhen konsoliduar institucionet, të garantohet sundimi i ligjit, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, të respektohen të drejtat e njeriut, të ketë konkurrencë të lirë në treg etj., reforma bindëse dhe që japin efekte pozitive te qytetarët dhe mirëqenia e tyre. Kjo arrihet jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra konkrete”. Ndërsa pak ditë më parë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështje të trafiqeve dhe drogës vlerësonte situatën e përmirësuar në Shqipëri, por sidomos inkurajonte institucionet shqiptare për më tepër përgjegjësi dhe forcë të veprimit ligjor. /shqip/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com