-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Hyseni: Nëse ndahet Kosova, ndahet Ballkani!
“Po të ketë ndarje, ndryshimi i kufijve nuk do të ndalet në Kosovë por do ta përfshijë gjithë Ballkanin”, i ka thënë Radio Dukagjinit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Sipas tij, Serbia nuk po e pengon vetëm Kosovën drejt anëtarësimit në BE por gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë ka bërë të ditur se pret që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim sipas tij do të ishte në të mirë të Kosovës.
“Kërkesa për ndarje nënkupton destabilizim të të gjithë rajonit”, ka pohuar shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni. Ai ka thënë se tema e ndarjes është lansuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. “Nuk ka ndarje të Kosovës”, ka potencuar Hyseni duke shtuar se ndarja do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të gjithë Ballkanit.
“Po e themi troç. Po të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës atëherë nuk do të ndalet në Kosovë, nuk përfundon në Kosovë, do ta përfshijë gjithë rajonin e Ballkanit”.
Ministri i Jashtëm Hyseni shkon edhe më tutje. Ai fajëson Beogradin që po e pengon integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. “Pengesat që Beogradi po i vendosë në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës rrjedhimisht po pengojnë edhe integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit në BE”.
Këtë deklaratë, ministri Hyseni e mbështet në faktin që i gjithë Ballkani Perëndimor do të integrohej thuajse në të njëjtën kohë në BE.
/telegrafi/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Kosova tash duhet ta luan politiken ne ate menyre qe sa ma lehte te ndahet e dhe Maqedonia.
Kur e keni përmend së fundi luginën e Preshevës? tash dot filloni ta përmendni sepse po rrezikoheni dhe letrën ma të fort e keni SHQIPTARËT NË MAQEDONIN por ju lutemi na lini të qet se na nuk duam të luftojm edhe një her për interesat e kosovës dhe prap të mbesim bashk me MAQEDONËT.
Dërgoni komentin