- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Topi takim me ambasadorët, të shtunën tryeza Rama-Berisha
Do të mblidhet të shtunën në ambientet e Presidencës, tryeza e shumëkërkuar dhe polemizuar e dialogut mes Ramës dhe Berishës. Paraditen e 13 shkurtit, Presidenti i Republikës Topi, në cilësinë e moderatorit, do të ulë në të njetën tryezë pas shumë kohësh Edi Ramën dhe Sali Berishën, në përjekje për të zgjidhur krizën politike. Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, kreu i shtetit ka vendosur një gjë të tillë pas takimeve të së hënës me diplomatët Lohan, Montobio dhe Uidhers. Po sipas këtij njoftimi, data është përcaktuar dhe pas kontakteve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Në trataktivat për organizimin e tryezës së dialogu për zgjidhjen e krizës politike në vend, kreu i shtetit Bamir Topi intensifikoi konsultat me ndërkombëtarët. Rreth ores 12:40 në Presidencë, këtë të hënë mbërriti ambasadori spanjës, Manuel Montobio dhe përfaqesuesi i KE, Helmut Lohan. 50 minuta më pas në zyrën e kreut të shtetit erdhi dhe ambasadori amerikan Uidhers. Ndonëse me dyer të mbyllura, sipas faqes zyrtare të presidencës, gjatë bisedimeve ambasadorët kishin inkurajuar kreun e shtetit t’i qëndronte rolit të tij si moderator, duke e cilësuar këtë si një rol kyç.
Ata e kanë quajtur tryezën përpjekjen kryesore për të normalizuar klimën politike dhe rivendosjes së dialogut parlamentar. Ndërkohë në 22 shkurt, pritet të vijë nga Strazburgu delegacioni i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, i cili gjithashtu do të tentojë negociatat mes Ramës dhe Berishës në zgjidhjen e krizës.
Elona Gjylmi
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


