Fillimi | Lajme | Rajoni | Thaçi kërkoi mbështetje ndërkombëtare nga GDN

Thaçi kërkoi mbështetje ndërkombëtare nga GDN

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për realizimin e strategjisë për veriun.
Ai këto kërkesa i shpalosi, gjatë fjalimit të tij në takimin me përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ku ka prezantuar arritjet e Kosovës gjatë periudhës pas pavarësisë së vendit. Thaçi, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës së bashku me EULEX-in dhe faktorët tjerë ndërkombëtar në Kosovë, është e vendosur që të bëjë të mundshëm sundimin e ligjit dhe përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët e pjesës së veriut.
“E kërkoj mbështetjen tuaj të plotë për këtë plan, mbështetjen e EULEX-it dhe bashkësisë ndërkombëtare, për integritetin territorial të Shtetit të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve në veri. Modeli i komunave të reja dhe i Shtërpcës do të funksionoj në Veri dhe për Leposaviqin, Zveçanin, dhe Zubin Potokun; do të këtë institucione legjitime dhe demokratike, shërbyes civilë, dhe zhvillim, qeverisje të mirë dhe luftë kundër dukurive negative”, tha Thaçi.
Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, realizimi i planit për veriun e vendit, duhet të bëhet për arsye se qytetarët serbë në këtë pjesë duhet të jenë në gjendje që vetë të zgjedhin udhëheqësit e tyre pa frikë dhe presione nga Beogradi.
Kryeministri Thaçi, gjatë fjalimit të tij, ka folur edhe për njohjet e shtetit të Kosovës, ku sipas tij ky proces është duke shkuar me një ritëm të ngadaltë, si pasojë e vonesës së një vlerësimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. /alsat-kosova/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
Një tërmet 5,6  ballësh sipas shkallës Rihterit tronditi mbrëmë pjesën perëndimore të Bullgarisë. Epiqendra e lëkundjes ka qenë mes Sofjes dhe qytetit Pernik, 30 km ...
image
Sot ditë zie në Shqipëri
Shqipëria i ka ulur në gjysmë shtizë flamujt kombëtar, në ditën e zisë më të rëndë të kohëve të fundit, pas aksidentit tragjik të një ...
image
Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin ...
image
Kuçi: ‘Më shpjet me procesin e liberalizimit të vizave’
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të ...
image
Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë ...
image
Kuçi: ‘Zhvillimet në Serbi, pa ndikim’
Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Kosovës, Hajredin Kuçi, ...
image
12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që ...
image
Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Uestervele, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dhe fitoren e Tomisllav Nikoliqit deklaroi mbrëmë se është vendimtare që vendi ...
image
Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk ...
image
Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.Korrespodenti i Radio ...
image
Serbia mban balotazhin presidencial, votohet edhe në Kosovë
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij ...
image
Serbia nesër zgjedh president të ri
Qytetarët serbë në vend dhe  jashtë vendit të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ...
image
Shtetrrethim në fshatin Dobrosin
Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të ...
image
Ulet taksa kufitare për qytetarët e Luginës për në Kosovë
Qytetarët e Luginës së Preshevës tash e tutje mund të udhëtojnë në Kosovë me automjetet e tyre me targa të Serbisë, duke paguar vetëm 20 ...
image
Daçiq kërkon reagim ndërkombëtar për “sulmin në Dobrosin”
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com