-
(137)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(62)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Thaçi kërkoi mbështetje ndërkombëtare nga GDN
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për realizimin e strategjisë për veriun.
Ai këto kërkesa i shpalosi, gjatë fjalimit të tij në takimin me përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ku ka prezantuar arritjet e Kosovës gjatë periudhës pas pavarësisë së vendit. Thaçi, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës së bashku me EULEX-in dhe faktorët tjerë ndërkombëtar në Kosovë, është e vendosur që të bëjë të mundshëm sundimin e ligjit dhe përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët e pjesës së veriut.
“E kërkoj mbështetjen tuaj të plotë për këtë plan, mbështetjen e EULEX-it dhe bashkësisë ndërkombëtare, për integritetin territorial të Shtetit të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve në veri. Modeli i komunave të reja dhe i Shtërpcës do të funksionoj në Veri dhe për Leposaviqin, Zveçanin, dhe Zubin Potokun; do të këtë institucione legjitime dhe demokratike, shërbyes civilë, dhe zhvillim, qeverisje të mirë dhe luftë kundër dukurive negative”, tha Thaçi.
Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, realizimi i planit për veriun e vendit, duhet të bëhet për arsye se qytetarët serbë në këtë pjesë duhet të jenë në gjendje që vetë të zgjedhin udhëheqësit e tyre pa frikë dhe presione nga Beogradi.
Kryeministri Thaçi, gjatë fjalimit të tij, ka folur edhe për njohjet e shtetit të Kosovës, ku sipas tij ky proces është duke shkuar me një ritëm të ngadaltë, si pasojë e vonesës së një vlerësimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. /alsat-kosova/
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin