- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
'Maqedonishtja' zhvendoset në Tiranë. Meta: Të ishin pyetur shqiptarët
Vendimi i Qeverisë maqedonase për te futur me detyrim gjuhën maqedonase për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore është kritikuar edhe nga zëvendëskryministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Ky i fundit gjatë një konference për mediat në Tiranë sëbashku me homologun maqedonas Milloshoski, u shpreh se vendime të tilla duhet të merren me pëlqimin edhe të partive politike dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.
Ndërkohe ne arsyetimin e tij, kryediplomati maqedonas, Antonio Milloshoski u shpreh se ky veprim është një mundësi për komunitetin shqiptar në Maqedoni që duke mësuar gjuhën zyrtare të kenë shanse të barabarta në përfaqesimin e tyre në shtetin multietnik të Maqedonisë.
“Do të thoja që Maqedonia është një nga vendet me rregjim shumë liberal të mësimit të gjuhës amtare. Në këtë drejtim do thoja që në qendrat tona arsimore nxënësit janë të lirë që të mësojnë gjithë këto gjuhë. Ndërkohë në kontaktet tona më OSBE kemi propozuar gjithashtu që këtyre komuniteteve në qendrat tona arsimore t’u krijohet mundësia për të mësuar edhe gjuhën shtetërore, gjuhën zyrtare të atij shteti. Kjo do të jetë edhe për të mirën e vetë këtyre qytetarëve që do të mësojnë gjyhën zyrtare të vendit ku jetojnë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se në disa raste edhe projektet në fushën arsimore ndikohen nga debatet në fushën politike” tha Milloshoski ndërsa shtoi në shqip: “Maqedonia dhe Shqipëria janë vende fqinjë dhe mike. Ne kemi të njëjtat sfida dhe të njëjtat aspirata”.
“Është shumë e rëndësishme që veprime të tilla, për shkak të sensibitetet që ekzistojnë në vendet tona të ndërmerren në konsultim dhe dialog me komunitetin. Në rastin konkret në mirëkuptim dhe dialog edhe me forcat politike shqiptare dhe natyrisht në një mirëkuptim edhe me OSBE e cila ka qenë e angazhuar dhe është angazhuar në këtë çështje si dhe në çështje të tjëra. Ne në Ballkan duhet të mësojmë më shumë gjuhët e njëri- tjetrit sepse edhe zoti Milloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë” tha Meta.
Gjate takimit mes ministrave të Jashtëm Meta e Milloshoski, të dy palët u shprehën entuziaste për nivelin e marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve ku nga njëra anë Tirana mbështet anëtarësimin sa më parë të Shkupit në NATO dhe Maqedonia nxit liberalizimin e vizave për Shqiperine në BE. /alsat-tirana/
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Luftuam per tu robruar kjo ndodhi me 2001. o j politikuajt te vetequajtur SHQIPETAR bene te pakten nje pune te mire per shqiptaret. Po shume na kishim pas qef me qenë shkije e me qenë ne pushtet. Tradheti dhe tradhetar pa kufi. Te keni turp o te ndyte.
Ku jane deputetet - se vete i votojne ligjet; ku jane ministrat e dashur te Gruevskit edhe ata njejte - a i prishet fjala atij qe i puthet... dora; ku jane liderat - janë mshef pas interesit - u vrane mes veti dhe nxiten vlla-vrasje per ta marre pushtetin dhe per tu tregu secili e ma shka se gruefski; e kryetaret e komunave mo me plan te qjart jane tu punu qe do te thote shkaterrimin e shqiptareve dhe detyrimin per te ikur.
JU LUTEM O JU NJEREZ IKNI NGA POLITIKA SE NA MORET NE QAFE. NESE NJE HERE KENI MENDU SE JENI SHQIPTARE DHE E DONI SHQIPERINE IKNI NGA PUSHTETI DHE MOS BENI AS NJE GJE PER AT SHQIPERI SE E MORET NE QEAFË (kjo vlen per Imer Selamnin, Menduh Thaqin e dy here me teper per Ali Ahmetin, sepse me punet e tyre jane Selmanovic, Tacovski dhe Ahmetov, po asnjeri shqiptar )
Përshëndetje gjithë shqipëtarëve
PO DUHET QE ALI AHMETI TE VIHET NE TAVOLIN PO JO PASTAJ TE NA VIE PLUMBI MBAS. ALI AHMET THOT UN NUK KAM PLUMBA PER SHQIPTARET PO BESOJ JO PLUMBA AI PO GJUAN ME KUNDER TANKAVE ME PLUMBA ALSAT JU LUMT.