- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Grupi Ndërkombëtar do të diskutojë për Kosovën
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën do të mblidhet të hënën në Vjenë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e muajve të fundit në Kosovë dhe për të vlerësuar progresin e institucioneve kosovare në fushat e ndryshme të përcaktuara me planin Ahtisaari. Në takimin e së hënës përfaqësuesit e 25 shteteve anëtare të këtij mekanizmi do të bëjnë dhe rishikimin e mandatit të shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Zëdhënësi i kësaj zyre, Andy McGuffi tha se gjatë këtij takimi do të bisedohet kryesisht për arritjet në Kosovë, dhe krijimin e një pasqyre reale për dinamizmin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Nuk do të ketë ndonjë temë specifike për të cilën do të diskutohet. Përfaqësuesit e këtyre shteteve do të diskutojnë lidhur me për progresin i cili është arritur si në fushën e decentralizimit, reformat në sektorin e sigurimit dhe për çështje tjera... Ne zyrtarisht po punojmë edhe në procesin e decentralizimit dhe krijimin e komunës veriore të Mitrovicës dhe jam i sigurt se edhe kjo do të jetë një pjesë e përfshirë në këtë agjendë”, tha zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffy.
Mandati i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, sipas propozimit për statusin, do të skadojë atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të konstatojë se Kosova i ka përmbushur kushtet e propozimit për statusin. McGuffy bëri të ditur se ndryshimet eventuale në mandatin e diplomatit holandez do të ndërlidhen me zhvillimet e bëra në Kosovë.
“Roli i Zyrës Civile Ndërkombëtare ka qenë gjithmonë i qartë. Ne jemi një organizatë dinamike, puna jonë ka të bëjë me situatat e ndryshme që ndodhin në Kosovë, dhe ne do t’ju adoptohemi këtyre situatave. Pra ISG do të shikoj për progresin i cili është bërë në fusha të ndryshme dhe do të arrijë në një përfundim duke u bazuar në gjithë këtë në mënyrë që do të vendosin për mandatin tonë”, tha Andy McGuffy, zëdhënës i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Përveç paraqitjes së raportit periodik të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Feith para anëtarëve të ISG-së në këtë takim do të flasë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të prezantoj arritjet i institucioneve të Kosovës brenda kësaj periudhe.
Shkëlzen Osmani
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


