-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Festival i bandave ushtarake në Moskë
Festivali ndërkombëtar i bandave ushtarake "Spasskaya Bashnya" hapi tiparin në Sheshin e Kuq të Moskës me një shfaqje të madhe, që përfshin rreth 1000 muzikantë ushtarak nga 9 shtetet dhe një orkestër e kombinuar nga Bashkimi Evropian. Organizatorët ndërprenë traditën që bandat muzikore ushtarake të përdoreshin si zakonisht për parada apo funerale, duke hapur një traditë të re, që bandat të përdoren edhe për shfaqje spektakolare. Ky është festivali i tretë i bandave ushtarake që mbahet në Moskë. Këtë vit së bashku me bandat ushtarake nga Kazakistani, Taxhikistani dhe Ukraina, që janë model i bandave ruse, marrin pjesë edhe muzikantë nga Gjermania, Franca, SHBA, Izraeli dhe Bahreini. Programi i këtij viti varion nga muzika klasike e deri tek marshimet ushtarake të epokës së Luftës së Dytë Botërore-melodi popullore, dhe madje edhe hite të Michael Jacksonit. Një ndër pretendentet e forta për fitore është orkestra e Bashkimit Evropian, me një kombinim të përkryer trompash dhe daullesh. Më e pazakontë për publikun, ishte shfaqja që dha banda policore e Bahreinit. Festivali do të zgjasë pesë ditë, me një program performues çdo natë në Sheshin e Kuq. Në 9 shtator, pritet të shpallet edhe banda fituese. alsat-m






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin