Fillimi | Lajme | Kuriozitete | Kuzhina japoneze në menynë Evropiane

Kuzhina japoneze në menynë Evropiane

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

26 vjeçari Matias Vejs nuk është si evropianët tjerë që shëtisin nëpër rrugët e Tokios duke u kënaqur në pushimin në Azi. Ky gjerman i ri i kalon ditët duke mësuar traditën e vjetër shekullore japoneze – përgatitje ushqim nga peshku i thatë dhe oriz i njohur si sushi. Vejs është student i akademisë për sushi ‘Tokio’ që gjendet në qendër të qytetit. Në uniformë dhe kësule kuzhinieri ai i kalon mëngjeset duke i gdhendur thikat speciale për sushi. Shumica e të pranishmëve në orë janë të huaj. Ka studentë nga Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Brazili dhe Filipinet. “Në të kaluarën shumë aziatikë vinin në Evropë për të mësuar mënyrën tonë të përgatitjes së gjërave, për shembull si të pjekin bukë. Tani në fakt procesi është i kundërt. Ne shkojmë në Azi për të mësuar kuzhinën e tyre e cila është shumë e shpejtë, shumë e freskët dhe shumë e mire” shprehet Matijas Vejs, student nga Gjermania.Vejs prej dy vitesh punon në restorant aziatik në Hamburg. Ai thotë se ky ushqim është shumë i famshëm tek evropianet. Studentët konsiderojnë se të hollat e shkollimit i cili  kushton rreth 10 mijë dollarë amerikanë, do t’i kthejnë për kohë të shkurtë.“Për momentin në Itali ky është biznes që premton. Hapja e restorantit të këtillë është biznes i mirë dhe mundësi e mirë sepse do të jem pionier i kësaj lëmie në shtëpi” thotë Fernando Puçi, student nga Italia. Themeluesi i shkollës Makoto Fukue thotë se sushi mund t’i jep tjetër ngjyrë kuzhinave lokale.”Ka shumë njerëz që dëshirojnë ti pasurojnë menytë e tyre franceze, kineze ose tjera lokale me shtimin e përbërjeve dhe stileve japoneze” shprehet Makoto Fukue, themelues i shkollës.Historia e këtij ushqimi japonez daton qysh para dy shekujve kur banorët e Tokios kanë filluar të hanë ushqim të freskët dhe oriz duke ecur, respektivisht ushqim të shpejtë.   Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

margarita më 07/10/2010 10:08:12
avatar
jam nje admiruse e kuzhinese tuaj
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Kuriozitete
Previous
image
‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
‘SOLE’, është emri i restorantit ku gërshetohet politika, arti e  kultura. Kjo është një e arritur e madhe e biznesmenit shqiptarë nga Maqedonia i cili ...
image
97-vjeçari diplomohet në mjekësi
Morali i historisë së tij mund të jetë se kurrë nuk është vonë për të mësuar. Allan Stevvart u diplomua në master për shkenca klinike ...
image
Njeriu më i gjatë, kërkon këpucë
Njeriu më i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Igor Vovkovinskiy 29 vjeç me origjinë nga Ukraina dhe me banim në Minnesota është i ...
image
Çikago, monedha e shekullit të 18 në ankand
Ankandi publik që u mbajt javën e kaluar në shtëpinë "Heritixh" në periferi të Çikagos, tregoi se një monedhë prej 1 centi mund të vlejë ...
Koreja e Jugut, festivali i betejave me dema
Nuk ka matador dhe as mantel, por ka shumë gjak dhe ndonjëherë edhe brirë të thyer. Një skenë e tillë ofrohet në Korenë e Jugut, ...
image
Panda gjigante do të shpëtohet nga zhdukja?!
Kinezët filluan të mbarsin në mënyrë artificiale pandat gjigante që janë në prag të shfarosjes. Ekspertët kinez e përdorën këtë metodë tek panda 12 vjeçare ...
image
IBM, dysheme ‘smart’
Kompania teknologjike IBM sapo ka fituar licencën për prodhimin e dyshemeve ‘smart’ të cilat janë në gjendje të zbulojnë nëse dikush rrëzohet në dhomë, apo ...
image
Kitaristi i “Rolling Stones”, hapi një ekspozitë pikturash
Kitaristi i ‘Rolling Stones’, Roni Vud ka hapur ekspozitën vetjake të pikturave në Nju Jork. Ekspozita e titulluar ‘Persona, koha dhe vendi”, përbëhet nga piktura ...
image
Dyvjeçari hipnotizon gjarprin
Një fëmijë dyvjeçar indian, ka mësuar nga gjyshi i tij se si të hipnotizojë kobrat vdekjeprurëse. Vogëlushi po mëson nga gjyshi i tij 65-vjeçar, edhe ...
image
Londra me ndërtesën më të lartë në Evropë
Lagja e Londrës – ‘South work’ prej sot mund të krenohet se ka ndërtesën më të lartë të pabanuar në Evropë. Bëhet fjalë për ndërtesën ...
image
Festival akulli me skulptura personazhesh!
Jeruzalemi po mirëpret festivalin e parë ndërkombëtar të akullit, në stacionin e vjetër hekurudhor të qytetit. Evenimentet dhe shfaqjet e ndryshme, ka nisur që në ...
image
Anija fantazmë e cunamit, në brigjet e SHBA-së
Një anije e ashtuquajtur fantazmë, e cila ka qenë në mëshirë të fatit që kur cunami goditi Japoninë më shumë se një vit më parë, ...
image
SHBA, aparati i parë automatik i ëmbëlsirave ‘Kapkejk’
Të varurit nga pastat, tani kanë fituar bingo në Beverli Hills. Në këtë vend, ka filluar punën një aparat “Sprinkls” i cila përgatit pasta të ...
image
Diamanti "The Beau Sancy", në ankand më 15 maj
"The Beau Sancy",  është një nga diamantet më fascinues, 35 karatësh, që ka zbukuruar kurorën e  Marija De Medichi, kur u bë mbretëreshë e Francës ...
image
Estoni,‘Parnu’, mbahet festivali i akullit
Pika turistike e mirënjohur Parnu në Estoni është transformuar në një botë dimërore çudirash, gjatë festivalit ndërkombëtar të akullit, i cili zgjat 1 javë. Projektues ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com