-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(59)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Kuzhina japoneze në menynë Evropiane
26 vjeçari Matias Vejs nuk është si evropianët tjerë që shëtisin nëpër rrugët e Tokios duke u kënaqur në pushimin në Azi. Ky gjerman i ri i kalon ditët duke mësuar traditën e vjetër shekullore japoneze – përgatitje ushqim nga peshku i thatë dhe oriz i njohur si sushi. Vejs është student i akademisë për sushi ‘Tokio’ që gjendet në qendër të qytetit. Në uniformë dhe kësule kuzhinieri ai i kalon mëngjeset duke i gdhendur thikat speciale për sushi. Shumica e të pranishmëve në orë janë të huaj. Ka studentë nga Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Brazili dhe Filipinet. “Në të kaluarën shumë aziatikë vinin në Evropë për të mësuar mënyrën tonë të përgatitjes së gjërave, për shembull si të pjekin bukë. Tani në fakt procesi është i kundërt. Ne shkojmë në Azi për të mësuar kuzhinën e tyre e cila është shumë e shpejtë, shumë e freskët dhe shumë e mire” shprehet Matijas Vejs, student nga Gjermania.Vejs prej dy vitesh punon në restorant aziatik në Hamburg. Ai thotë se ky ushqim është shumë i famshëm tek evropianet. Studentët konsiderojnë se të hollat e shkollimit i cili kushton rreth 10 mijë dollarë amerikanë, do t’i kthejnë për kohë të shkurtë.“Për momentin në Itali ky është biznes që premton. Hapja e restorantit të këtillë është biznes i mirë dhe mundësi e mirë sepse do të jem pionier i kësaj lëmie në shtëpi” thotë Fernando Puçi, student nga Italia. Themeluesi i shkollës Makoto Fukue thotë se sushi mund t’i jep tjetër ngjyrë kuzhinave lokale.”Ka shumë njerëz që dëshirojnë ti pasurojnë menytë e tyre franceze, kineze ose tjera lokale me shtimin e përbërjeve dhe stileve japoneze” shprehet Makoto Fukue, themelues i shkollës.Historia e këtij ushqimi japonez daton qysh para dy shekujve kur banorët e Tokios kanë filluar të hanë ushqim të freskët dhe oriz duke ecur, respektivisht ushqim të shpejtë. Frosina Cvetkovska






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin