-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Siao Lej, 10 muajsh, peshon 20 kilogramë
Një bebe 10 muajsh në Kinë ka tronditur mjekët me peshën e tij të pazakontë. Siao Lej, edhe pse ende nuk i ka 1 vjet, ai peshon sa një fëmijë 6 vjeçar, përkatësisht 20 kg. Ai ka lindur në provincën Hunan të Kinës jugore, 3,5 kg, peshë kjo normale për një të porsalindur. Por, oreksi i tij i jashtëzakonshëm, ka bërë që vetëm pas një muaji të fitojë peshë të tepërt. Tani ai peshon dy herë më shumë nga fëmijët në moshën e tij. Edhe nëna e Siao ka vështirësi gjatë mbajtjes së djalit të saj në krahë, prandaj duhet të pushojë çdo 10 minuta.
“Unë e ushqej djalin me qumësht nga gjiri. Asnjëherë nuk i kam dhënë pluhur qumështi ose diçka tjetër që përmban hormone. Pse duhet të mërzitem?”, tha Cing Cung-jo, nëna e fëmijës.
“Një bebe 10 muajsh zakonisht peshon rreth 8 kg dhe mund të matet në këtë peshore. Unë u përpoqa ta mas Siao Lej në këtë peshore, por nuk arrita”, deklaroi Li Siang Jang, motër medicinave.
Tani Siao Lej, trajtohet në spitalin e fëmijëve në Hunan, ku bëhen një sërë ekzaminimesh me qëllim të gjetjes së arsyes që ka shkaktuar rritjen e peshës. Mjekët thonë, se kjo gjendje e tij mund t’i shkaktojë probleme të zemrës dhe tension të lartë të gjakut, prandaj sa më shpejtë ai duhet të humb në peshë, për të qenë i shëndetshëm. Semra Jakupi






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin