- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
33 vjet nga vdekja e Elvis Presley
Qindra dhe mijëra admirues nga e gjithë bota të Elvis Presley, ditët e fundit kanë filluar të grumbullohen përreth mureve të shtëpisë së këngëtarit legjendar të njohur si “Grejslelnd”, për ta kujtuar atë në 33 vjetorin e vdekjes. Garat për imitim e Prislit, gatimi i sandviçëve nga bananet, i cila ka qenë ushqimi i preferuar i këngëtarit, janë disa nga mënyrat me të cilat fansat e rokut kanë vendosur ta shënojnë këtë ditë të madhe për ta. Elvis Prisli vdiq më 16 gusht të vitit 1977 në moshën 42 vjeçare. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij nga dozimi i tepërt me drogë. Legjenda e rokut filloi të këndojë nga mosha 13 vjeçare, fillimisht në kisha dhe solemnitete. Këngën e parë ia ka kushtuar nënës së tij, si dhuratë për ditëlindje. Karriera e tij filloi të zhvillohet kah mesi i shekullit të kaluar. Më 1954 e nxori albumin e parë me hite “Thats all right Mama” dhe “Heartbreak Hotel”. Për 15 vitet në estradën muzikore, deri më 1975 nxori rreth 52 albume, të cilat vetëm gjatë jetës së tij u shitën me rreth 600 milion kopje. Përveç suksesit të jashtëzakonshëm në muzikë, Elvis Presli ishte dhe aktor mjaft i suksesshëm. Për herë të parë mori pjesë në filmin “ Love me tender”. Të mahnitur nga stili, zëri dhe kërcimi i tij, vajzat humbnin vetëdijen në koncertet e tij. Edhe sot Elvis Prisli, paraqet ikonë të vërtetë të muzikës së mirëfilltë, gjë që dëshmohet përmes organizimeve të shumta nga mijëra admirues të tij, që çdo vit në këtë datë e kujtojnë këngëtarin legjendar. Semra Jakupi
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


