Fillimi | Lajme | Kuriozitete | 33 vjet nga vdekja e Elvis Presley

33 vjet nga vdekja e Elvis Presley

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Qindra dhe mijëra admirues nga e gjithë bota të Elvis Presley, ditët e fundit kanë filluar të grumbullohen përreth mureve të shtëpisë së këngëtarit legjendar të njohur si “Grejslelnd”,  për ta kujtuar atë në 33 vjetorin e vdekjes. Garat për imitim e Prislit, gatimi i sandviçëve nga bananet, i cila ka qenë ushqimi i preferuar i këngëtarit, janë disa nga mënyrat me të cilat fansat e rokut kanë vendosur ta shënojnë këtë ditë të madhe për ta.  Elvis Prisli vdiq më 16 gusht të vitit 1977 në moshën 42 vjeçare. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij nga dozimi i tepërt me drogë. Legjenda e rokut filloi të këndojë nga mosha 13 vjeçare, fillimisht në kisha dhe solemnitete. Këngën e parë ia ka kushtuar nënës së tij, si dhuratë për ditëlindje. Karriera e tij filloi të zhvillohet kah mesi i shekullit të kaluar. Më 1954 e nxori albumin e parë me hite “Thats all right Mama” dhe “Heartbreak Hotel”. Për 15 vitet në estradën muzikore, deri më 1975 nxori rreth 52 albume, të cilat vetëm gjatë jetës së tij u shitën me rreth 600 milion kopje. Përveç suksesit të jashtëzakonshëm në muzikë, Elvis Presli ishte dhe aktor mjaft i suksesshëm. Për herë të parë mori pjesë në filmin “ Love me tender”. Të mahnitur nga stili, zëri dhe kërcimi i tij, vajzat humbnin vetëdijen në koncertet e tij. Edhe sot Elvis Prisli, paraqet ikonë të vërtetë të muzikës së mirëfilltë, gjë që dëshmohet përmes organizimeve të shumta nga mijëra admirues të tij, që çdo vit në këtë datë e kujtojnë këngëtarin legjendar. Semra Jakupi                  
              

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Kuriozitete
Previous
image
Njeriu më i shkurtër në botë, vetëm 55 cm
Një 72 vjeçar nga Nepali, Çandra Bahadur Dangi mund të shpallet njeriu më i shkurtër në botë dhe do të hyjë në Librin Ginisit të ...
image
Londër, shkencëtarët gjetën meteoritin nga marsi
Shkencëtarët nga Muzeu Natyror në Londër e prekën planetin e Marsit. Copa aq e dëshiruar e planetit të Kuq, që disa miliona vjet udhëtonte drejt ...
image
Antarktik, rusët klonojnë Hitlerin!?
Rusët do ta klonojnë Hitlerin...! kjo është vetëm një pjesë e teksteve që këto ditë u paraqitën në gazetat ruse. Spekulimet filluan pasi javën e ...
image
Zbulohet kompjuter që mendimet i kthen në fjalë
Kjo duket të jetë si një film fantastiko-shkencor, por është realitet. Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur rrugën për të lexuar mendjen, duke përdorur një program ...
image
Zelandë e Re-kopshti zoologjik, luani sulmoi fëmijën
Tre vjeçarja Sofia Walker u përballë me një luan i cili papritmas u shfaq në xhamin e kafazit ku dhe ishte i mbyllur në kopshtin ...
image
Lenarçiq me avion elektrik rreth botës
Piloti slloven, Matezh Lenarçiq, po përgatitet për udhëtim rreth botës me  avionin ultra të lehtë në motorë elektrikë. Avioni  është i prodhimit slloven, kurse e ...
image
Kinë, dasma masive në festivalin e akullit
Festivali i Akullit dhe botës në Kinë shënoi kulmin me martesën njëkohësisht të 18 çifteve. Të sapo martuarit nuk ishin kinezë, por edhe nga vende ...
image
Truri i njeriut fillon të plaket në moshën 45 vjeçe
Truri nis procesin e reduktimit të aftësive njohëse dhe memorizuese nga mosha 45 vjeçare. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në British Medical ...
image
‘Titanik’ në ankand
Për herë të parë, më shumë se 5 mijë artefakte të Titanikut do të shiten në një ankand, në 100 vjetorin e lundrimit të parë ...
image
Meksikë, tortë gjigante për festat
Mijëra meksikanë morën pjesë në një prej traditat më të shijshme vendase, Kekun e Mbretit Mamut. Në fakt, këto ditë janë të mbushura me plot ...
image
Arti Islam edhe në muzeun e Luvrit
Muzeu i Luvrit në Paris synon të hapë së shpejti dyert e një departamenti të ri të artit islamik, ku arkitektura dominon mbi çdo galeri ...
image
Vdes 'Çita', shimpanza në filmin e Tarzanit
Çita, shimpanza që paraqitje në filmat e Tarzanit në vitet e 1930-ta, ka vdekur në moshën 80 vjeçare, si pasojë e kolapsit të veshkës.Një strehimore ...
image
Kina përgatitet për ndërtimin e qytetit prej dëbore
Në qytetin Karbin të Kinës po përfundon ndërtimi i të ashtuquajturi qyteti prej dëbore. Ky manifestim në pjesën e ftohtë, veriore të Kinës  organizohet 13 ...
image
Lili Arnold, feston 106 vjetorin e lindjes
Britanikja Lili Arnold, ka festuar 106 vjetorin e lindjes edhe pse mjekët  i kishin parashikuar vetëm 12 orë, por duket se ata kishin bërë një ...
image
Shqiptari në Guinnes, mozaik me kokrra kafeje
Saimir Strati ka fituar për herë të gjashtë çmimin Guinness, duke krijuar kësaj here një rekord të ri, atë të mozaikut më të madh në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com