-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Kinë: studentët kinez me efektin“domino njerëzor” thyen rekordin e Guinnes
Më shumë se 10 mijë studentë kinezë, realizuan në kinë, efektin “domino njerëzor” duke thyer rekordin botëror Guinnes. Gjithsej morën pjesë 10 276 të rinj, kryesisht studentë dhe nxënës, të cilët krijuan zinxhirin më të gjatë të efektit domino, në pjesën veriore të Kinës. Pjesëmarrësit në qytetin mongolian Ordos ishin ulur në tokë, të vendosur njëri pas tjetrit, duke u rrëzuar me radhë. Procesi i rrëzimit “domino” të pjesëmarrësve zgjati një orë e 20 minuta, ndërkohë që stërvitja për procedurat e këtij aktiviteti, zgjati 12 orë.
“Dominoja njerëzore është e suksesshme. Rekordi është 10,267 njerëz dhe ky është rekordi i ri i Guinnesit”, u shpreh Vu Shaohong, përfaqësuese e Guinnesit.
Ceremonia në qytetin Ordos filloi me ish yllin e basketbollit kinez dhe lojtar të NBA-së Mengke Bater. Ai ishte edhe i pari që startoi rrëzimin zinxhir domino të të rinjve. Evenimenti nën moton “përqafo natyrën” ishte organizuar për të promovuar ushtrimet fizike dhe për të shprehur respektin ndaj natyrës. Kinezët ia dolën me sukses të tejkalonin rekordin e vendosur në vitin 2000, në Singapor, me 9 234 studentë. Frosina Pandurska –Dramiqanin






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin