-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(40)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Tajvan, u përcoll viti i vjetër
Në Tajvan u përcoll me ceremoninë e fundit tradicionale me fanarë, viti i vjetër. Zyrtarisht, aziatikët kanë nisur vitin e ri, atë të tigrit. Mijëra banorë dolën në sheshe për të kryer ritualin e fanarëve dhe lëshimin e tyre në qiell. Festivali i fanarëve, mbahet në natën e parë të hënës së plotë, ose 15 ditë pas vitit të ri kinez, duke përmbyllur kështu festimet për ndryshimin e viteve. Fanarët shumëngjyrësh u lëshuan për të çuar në qiell lutjet e besimtarëve, për një vit më të mirë dhe më të mbarë. Traditë të tillë fanarësh, ndajnë edhe japonezë, meksikanët, kinezët dhe mbarë bota aziatike. Edhe në Malajzi viti i ri është festuar me forma të ndryshme. Së fundi, mijëra njerëz me rastin e vitit të tigrit, ngjyrosën fytyrën si tigër, në një fushatë që kishte për qëllim të tejçonte edhe mesazhin për ruajtjen e kësaj kafshe. Fushata për mbrojtjen nga zhdukja të tigrave është pjesë e fushatës së Fondit Botëror për Kafshët e Egra, dhe përfshin edhe Indinë, Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Indonezinë.
Admir Qose






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin