-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Kinë, aksion për shpëtimin e pandës
E uritur, e humbur dhe e frikësuar panda e egër shkaktoi operacion të madh shpëtimi, pasi që u ngatërrua në një grykë mali në afërsi të një fshati në jugperëndim të Kinës.
Fshatarët me orë të tëra kanë tentuar t'i ndihmojnë Pandës së rëndë prej 100 kilogramëve, pasi që kanë vërejtur se është ngatërruar në grykën e malit në lartësi prej 50 metrave. Për televizionin shtetëror kinez, fshatarët njoftuan se kishin pasur frikë t’i afrohen, prandaj kishin vendosur t’i thërrasin ekspertët për kapje të kafshëve të egra.
„Panda është pasuri nacionale kineze. Askush nuk guxon ta prekë. Prandaj ne jemi këtu.“, thotë një specialist për kapjen e kafshëve të egra.
Pas shtatë orëve, shpëtuesit dhe fshatarët arritën ta zbresin nga gryka e malit. Për ta mashtruar atë, i kanë ofruar banane, ndërsa këtë ushqim këto kafshë nuk mund ta refuzojnë. Sipas vlerësimeve, në Kinë jetojnë rreth 1600 Panda, para së gjithash në pjesët jugperëndimore. Ky lloj i rrezikuar vlerësohet si ikonë nacionale e shtetit. Shpeshherë përdoret për përforcimin e marrëdhënieve diplomatike, me vendet tjera në botë, përmes të a.q. “diplomaci pandash” përmes dhurimit të këtyre kafshëve si gjest i miqësisë.






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin