-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Jetë të gjatë gjithë gjyshërve të vërtetë!
As mur kinez e as not në Jon me këmbë në tokë. Domethënë as "kockë e fortë" që do rrijë dhe 30 vjet në pushtet për inat të "armikut të klasës", dhe as "burri nga Bjeshkët" që thyen rekorde në kripën e Jonit.
Kësaj here, makina e propagandës kryeministrore ka zgjedhur një "gjysh në borë" për të dëshmuar "anën njerëzore" të Sali Berishës.
Sigurisht është pak e vështirë të përfytyrosh si gjysh njeriun më agresiv të skenës publike të vendit, po ja që për këto gjëra, politika nuk njeh kufij.
Në lajmet e mediave proqeveritare thuhej se gjysh Saliu ka dobësi dhe dashuri të madhe për mbesat. U japim të drejtë, por ama u japim të drejtë edhe atyre që u vjen pak ligsht nga pamje apo trajtime të tilla mediatike.
Fajin nuk e kanë ata. Fajin e ka vetë gjyshi në fjalë. Sepse kur bie fjala për fëmijët apo mbesat e kolegëve të tij në politikë, ata nuk janë më fëmijë që meritojnë trajtim fëmije, por janë fëmijët e "armiqve", të cilët meritojnë çdo sharje publike të mundshme nga brekët e të atit, dyshimet e atësisë, e deri tek... Më mirë po e lëmë fare... Hajde tung dhe jetë të gjatë gjithë gjyshërve të vërtetë! /shekulli/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin