- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Portret madhështor i Nënës Terezë në Muzuen e Shkupit
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, sonte në muzeun e qytetit në Shkup u hap ekspozita me portretin madhështor të humanistes, Gonxhe Bojaxhiu e punuar nga 100 piktura të vogla. Për punimin e kësaj vepre madhore, autori Miftar Mehmeti nga Tetova ka punuar 10 vite.Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin personalite të larta shtetërore dhe diplomat të huaj të cilët dhanë vlerësime të larta për Nënën Terezë dhe 100 pikturat e punuara nga Miftar Mehmeti.”Kjo është një punë që unë po e bëj pothuajse 10 vite me figurat e Nënës Terezë dhe nuk është kjo gjë e rastit meqë gjërat e mëdha nuk vijnë menjëher, gjërat e tilla vijnë ngadalë prandaj duke dashur të tregojë rrespekt ndaj Nënë Terezës, mendoj se kjo ekspozitë e imja tregon një rrespekt që unë ja kushtoj Nënës Terezë, tha piktori Miftar Mehmeti.”Mendojë se është një punë shumë e madhe është ngjarja më e rëndësishme për këtë vitë, mendojë për gjithë manifestimet që zhvillohen sepse piktori Miftar Mehmeti ka arritur të prezantoj edhe të veçantën e Nënë Terezës por edhe të prezantojë edhe të përgjithshmen e Nënë Terezës” u shpreh zv.kryeministri Abdylaqim Ademi. “Mendoj se ekspozita kushtuar figurës së Nënës Tereza nga ana e autorit Miftar Mehmeti po gërshetohet mirë me rastin e shënimit të përvjetorit të 100 të personaliteti të rëndësishëm, dhe duke patur parasysh prezencën e shumë mysafirëve të rëndësishëm i dhanë ekspozitës një rëndësi të veçant.” Shtoi më tej kryeparlamentari Trajko Veljanovski.”Ajo ishte një person që dinte se si të bashkojë njerëzit mes veti , ishte një shembull i gjallë i paqes dhe mirëkuptimit .Ajo kishte një zemërgjëris për njerëzit e vobektë dhe për ata që kishin humbur shpresat për jetën” tha ambasadorja e Holandës në Maedoni Simone Filipini
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



turp turp turp