- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Në UEJL, studentët turq mësojnë gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura shqiptare ka nxitur interesimin e disa studentëve turq të cilat po ndjekin një kurs veror të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, në bashkëpunim me Universitetin e Trakisë në Turqi. Studentët thonë dy popujt kanë shumë gjëra të përbashkëta andaj edhe i intereson mësimi i gjuhës dhe kulturës shqipe.
“Gjuha shqipe është shumë e rëndësishme për mua, sikurse otomanja. Unë dua ta mësoj gjuhën shqipe dhe mësoj gjuhën e perandorisë osmane... Shumë e vështirë për mua është gramatika, por dalëngadalë mësoj shqip. Tetova është shumë qytet i bukur njerëzit janë shumë të këndshëm”, thekson Rejhan Saçlla, studente nga Turqia.
“Unë nuk dija për shqipen dhe Shqipërinë dhe për atë shkova në universitet dhe di tani shqip dhe për kulturën shqiptare. Shumë e vështirë është se është e ndryshme turqishtja dhe shqipja janë të ndryshme ka të vështirë gramatikën, por mua më pëlqen. Vitin e parë vetëm lexojmë vitet tjera mësojmë për historinë, kulturën etj.,”, shprehet Xhanar Delikanllë, student nga Turqia.
Kursi për mësimin e shqipes nga studentët turq do zgjasë deri më 27 gusht, ndërsa vitin e ardhshëm pritet që ky numër të rritet edhe më shumë, thotë profesori Zeqir Kadriu, duke dhënë detaje tjera rreth interesimit të tyre për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
“Ne kemi pasur studentë edhe në kuadër të universitetit tonë këtu studentë të huaj jo shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe, por kjo që bëjmë tani është e një specifike të veçantë. Ata studiojnë studime bigame paralele, gjuhë shqipe me turizëm, gjuhë shqipe me doganë sistem bankar dhe në vitin e tretë të studimeve ndahen këto ku gjysmën e lëndëve i kanë shqip gjysmën e lëndëve i kanë amtare. Janë nga e gjithë Turqia kanë një strategjia të organizuar, qëllimi i tyre është që të kryejnë shkollën verore të mësojnë mirë gjuhën kulturën dhe shkrimin shqip”, sqaroi prof dr. Zeqir Kadriu.
Studentët nga Turqia gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni do vizitojnë edhe disa monumente historike dhe turistike të vendit.
Bashkim Sulejmani
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


