Fillimi | Lajme | Kulturë | Në UEJL, studentët turq mësojnë gjuhën shqipe

Në UEJL, studentët turq mësojnë gjuhën shqipe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Gjuha dhe kultura shqiptare ka nxitur interesimin e disa studentëve turq të cilat po ndjekin një kurs veror të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, në bashkëpunim me Universitetin e Trakisë në Turqi. Studentët thonë dy popujt kanë shumë gjëra të përbashkëta andaj edhe i intereson mësimi i gjuhës dhe kulturës shqipe.
“Gjuha shqipe është shumë e rëndësishme për mua, sikurse otomanja. Unë dua ta mësoj gjuhën shqipe dhe mësoj gjuhën e perandorisë osmane... Shumë e vështirë për mua është gramatika, por dalëngadalë mësoj shqip. Tetova është shumë qytet i bukur njerëzit janë shumë të këndshëm”, thekson Rejhan Saçlla, studente nga Turqia.
“Unë nuk dija për shqipen dhe Shqipërinë dhe për atë shkova në universitet dhe di tani shqip dhe për kulturën shqiptare. Shumë e vështirë është se është e ndryshme turqishtja dhe shqipja janë të ndryshme ka të vështirë gramatikën, por mua më pëlqen. Vitin e parë vetëm lexojmë vitet tjera mësojmë për historinë, kulturën etj.,”, shprehet Xhanar Delikanllë, student nga Turqia.
Kursi për mësimin e shqipes nga studentët turq do zgjasë deri më 27  gusht, ndërsa vitin e ardhshëm pritet që ky numër të rritet edhe më shumë, thotë profesori Zeqir Kadriu, duke dhënë detaje tjera rreth interesimit të  tyre për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
“Ne kemi pasur studentë edhe në kuadër të universitetit tonë këtu studentë të huaj jo shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe, por kjo që bëjmë tani është e një specifike të veçantë. Ata studiojnë studime bigame paralele, gjuhë shqipe me turizëm, gjuhë shqipe me doganë sistem bankar dhe në vitin e tretë të studimeve ndahen këto ku gjysmën e lëndëve i kanë shqip gjysmën e lëndëve i kanë amtare. Janë nga e gjithë Turqia kanë një strategjia të organizuar, qëllimi i tyre është që të kryejnë shkollën verore të mësojnë mirë  gjuhën kulturën dhe shkrimin shqip”, sqaroi prof dr. Zeqir Kadriu.
Studentët nga Turqia gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni do vizitojnë edhe disa monumente historike dhe turistike të vendit.

Bashkim Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Kulturë
Previous
image
‘Shkesia’, flet për tragjedinë e popullatës çame
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë në teatrin ‘Poshka’ në Strugë u organizua mbrëmja “Aromë Çamërie” në kuadër të së cilës ...
image
"Flaka e Janarit 2012" ajka e kulturës mbarëkombëtare shqiptare
Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e Manifestimit shumëkulturor "Flaka e Janarit 2012", ngjarje kulturore kjo që mëton të mbledhë ajkën e kulturës mbarëkombëtare ...
image
‘Karnevalet e Vevçanit’, nga 12 deri 14 janar
Augusti i marrë, dhëndri dhe nusja, si dhe maskat e frymëzuara nga ngjarjet e vitit të kaluar në vend dhe në botën e jashtme, edhe ...
image
Rona Nishliu fituese e Festivalit të 50 të RTSH-së
Pas një performance jashtëzakonisht të shkëlqyer, këngëtarja kosovare Rona Nishliu ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen ...
image
Sonte fillon Festivali i këngës në RTSH
Këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit shqiptar, prej ditësh i kanë zhvilluar provat me orkestrën, ndërkohë që sonte hapet edicionit i 50-të i ...
image
Fillon fushata "Lexo gjithkund"
Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun dhe radio "Klub FM" sot e fillojnë fushatën për nxitje të ndërgjegjes për lexim të librave ...
image
Et’hem Çejku, promovon 5 tituj të ri për lexuesit
Studiuesi Et’hem Çeku sjell për lexuesit shqiptarë edhe pesë tituj të rinj në të cilët, objekt studimi është Kosova dhe Shqipëria si dhe përpjekjet e ...
image
Java e filmit turk në Shkup
Sot me shfaqjen e filmit “Vajza me shami të kuqe” filloi java e filmit turk. Prej 23 e deri 27 nëntor në Shkup dhe Manastir, ...
image
‘Për pushtet Jap...’, i solli mirënjohje Teatrit të Tetovës
Shfaqja ‘Për pushtet Jap…’, e aktorëve të Teatrit të Tetovës është shpërblyer me çmimin e publikut, në festivalin ‘Ditët e Komedisë’, në Preshevë. Aktorët shprehen ...
image
Shkup, përkujtohet 73 vjetori i vdekjes së Ataturkut
Pikërisht në 73 vjetorin e vdekjes të liderit Mustafa Kemal Ataturk, sot në Shkup u shfaq filmi dokumentar për 300 ditët e fundit të jetës ...
image
Instituti i trashëgimisë, botimi i parë
Gjuha e romanit ‘Lumi i vdekur i Jakov Xoxës’ nga autorja Bukurije Mustafa është libri i parë i botuar nga Insituti i Trashëgimisë Kulturore e ...
image
Intelektualët shqiptarë kërkojnë përkthime shkencore
Universitetet shqiptare në Maqedoni vazhdojnë të mbeten jetim dhe pa përkujdesje nga shteti. Nga 1 mijë librat shkencorë që janë përkthyer dhe financuar nga Qeveria, ...
image
Miss Venezuela zgjidhet Mis Bota 2011
Miss Venezuela, Ivian Sarcos, 21 vjeçe, u zgjodh Miss Bota mes më tepër se 100 konkurrentesh, gjatë një ceremonie në Londër me rastin e 60-vjetorit ...
image
Tetovë: Ekspozitë e Emrush Xhemailit
Mbrëmë në Galerinë e Arteve në Tetovë  është hapur ekspozita me 30 piktura të Emrush Xhemailit, politikan, komandat i UÇK-së dhe veprimtar i njohur i ...
image
'Imagjinatorët', shfaqje për fëmijë
Në teatrin shqiptarë në Shkup, të hënën në mbrëmje vjen në skenë premiera e shfaqjes teatrale për fëmijë “Imagjinatorët”. Siç bëri të ditur regjisori nga ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com