-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
“Malli për jugun” hapi Mbrëmjet strugane të poezisë
Me leximin e poezisë “Malli për jugun” mbrëmë në Strugë në mënyrë solemne filluan Mbrëmjet strugane të poezisë. Struga përmes poetëve të njohurve botëror dërgoi porosinë se në poezi nuk ka popuj të vegjël apo të mëdhenj.
“Maqedonia në këtë moment është selia e poezisë në të cilën kulturat dhe gjuhët e ndryshme komunikojnë haptas dhe me sinqeritet duke ndërtuar urra mes të tashmes dhe ardhmërisë. Pesë dekada Maqedonia punon në afirmimin e kulturës duke i bashkuar emrat më eminent të poezisë botërore duke dërguar bukurinë e fjalës së shkruar anembanë botës”, deklaroi Elizabeta Kamçevska – Milevska, ministre e Kulturës.
Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko i cili përshëndeti të pranishmit, tha se portat e Strugës janë të hapura për të gjithë ata që kanë dëgjuar ose do të dëgjojnë për Strugën. Struga multietnike, tha ai, dërgoi mesazh të fuqishëm se nuk pranon ndasi mes popujve.
“Qytetarët e këtij qyteti multietnik e ruajnë traditën dhe tolerancën e shenjtë, miqësinë, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën si themel i paqes, mirëqenies dhe lumturisë së përbashkët. Përgjithmonë do të jem falënderues poetëve nga e mbarë bota të cilët nga Struga bënë krijojnë ura të komunikimit mes popujve, kulturave dhe qytetërimeve”, theksoi Merko.
Në Strugë mbrëmë ishin edhe kryeministri Gruevski, ministra, deputet, përfaqësues të korit diplomatik. Sot presidenti Ivanov u takua me fituesin e çmimit Kurora e Artë, poetin bullgar, Lubomir Levçev. Vitin e ardhshëm festivali feston gjysmë shekulli nga ekzistimi i tij, ndërsa përskaj Drinit deri tani mijëra poetë nga e mbarë bota kanë lexuar poezitë e tyre.
Miki Trajkovski






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin