-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Xhevahir Spahiu merr çmimin në "Trëndafilat e Elbasanit"
Rreth 100 poetë të ardhur nga Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria kanë marrë pjesë në Festivalin Poetik Ballkanik, "Trëndafilat e Elbasanit". I kthyer tashmë në traditë, në edicionin e tij të 10-të ky festival ka pritur me dhjetëra poetë të huaj dhe vendas, të cilët në sallën e teatrit "Skampa" kanë recituar poezitë e tyre. Kjo ditë për poetin elbasanas, njëherazi dhe për kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve "Kostandin Kristoforidhi", Milianov Kallupi, cilësohet si dita e veroreve, dita e luleve, e vjollcave, e karaktereve, e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit njerëzor.
Me mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit, poetët të ndarë në grupe kanë recituar në sallën e teatrit "Skampa", ku edhe janë duartrokitur poezitë e tyre nga audienca që kishte mbushur këtë sallë. Në këtë ditë juria ka vlerësuar me çmimin "Kurora e Festivalit Poetik Ballkanik, Trëndafilat e Elbasanit" poetin e njohur Xhevahir Spahiu, emrin e të cilit mban edhe pema e mbjellë sot në 'lulishten e poetëve', në ambientet e Bashkisë së Elbasanit për nder të tij. Ky çmim sipas Kallupit, "përkon edhe me 65-vjetorin e lindjes së poetit". /mia/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin