- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
200 vjet nga lindja e virtuozit të madh të pianos Frederik Shopen
Secili muzikant në zemrën e tij ka vend për muzikën e virtuozit dhe për poetin e pianos nga Polonia Frederik Shopen. Veprat e tij edhe pas dy shekujsh nuk humbën vlerën artistike, ato janë të pasura me emocione dhe janë unikate edhe sot e kësaj dite. Këtë vit në botë por edhe në Maqedoni shënohet 200 vjetori i lindjes së Shopenit. Me këtë rast Ambasada e Polonisë në Maqedoni në lagjen Kisella Voda hapi një park që mban emrin e tij, ku do të vendoset edhe busti i Shopenit. Në lokalet pranë lumit Vardar me rastin e lindjes së Shopenit luhet muzika e tij. Por a është Shopeni kompozitori më i famshëm polak?
“Ka shumë kompozitorë të ndryshëm polakë që janë të famshëm por Shopeni nuk është vetëm polak, Shopeni është një personazh që është njohur në tërë botën. Një poet polak ka shkruar që me zemër Shopeni është nga Varshava, me nënshtetësi është nga Evropa por me talent ai është qytetar i tërë botës. Prandaj për vitin e Shopenit po organizojmë në gjithë botën koncerte të ndryshme”, tha Marta Przenioslo, zëvendësambasadore e Polonisë në Maqedoni.
Edhe Filharmonia e Maqedonisë shënon përvjetorin e Shopenit me dy koncerte me pianistë nga bota. I pari do të mbahet në prill me pianisten japoneze Isako Kavamura, ndërsa tjetri do të mbahet në dhjetor me pianistin e njohur polak Pjetër Paleqnu.
“Ai me të vërtet ka lënë gjurmë në muzikën për piano ndërsa në atë simfonike nuk ka shumë vepra përveç dy koncerteve. Por sido që të jetë ai është pjesë e asaj që quhet trashëgimia kulturore botërore. Është një kompozitor i respektuar pasi kur përmendet piano atëherë mendja menjëherë të shkon tek Shopeni”, u shpreh Maja Çanaqeviq, drejtore e Filharmonisë Maqedonase.
Frederik Shopen u lind në fshatin Zelazova Vola afër Varshavës në vitin 1810. Për ditëlindjen e tij ka dy versione. Sipas kishës katolike ai ka lindur në 22 shkurt ndërsa sipas familjes është lindur më 1 mars. Si fëmijë është krahasuar me Moxartin. Jetën e tij e ka kaluar në Francë ku ka vdekur nga tuberkuloza në vitin 1849. Shopeni është varrosur në Paris ndërsa sipas dëshirës së tij zemra e tij ndodhet në kishën “Kryq i shenjtë”në Varshavë.
Frosina Pandurska –Dramiqanin
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


